E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdekja e një diktatori

Ndërsa bota po mundohej të mbyllte plagët e hapura gjatë shekullit te 20-te, në lufterat që u bënë gjatë 100 vjçareshit, ku nga keto luftëra me mijëra e mijëra vetë vdiqën, me mijëra e mijëera vetë mbetëen invalidë,me shumë të tjerë mbetën te pa strehë. Teksa popuj të ndryshëm,kombësi të ndryshme mundoheshin të harronin në njëfarë mënyre vuajtjet e tyre që u shkatoi fashizmi nën udhëheqjen e Musolinit, e njeriut trashaluq, i cili e pandehte vehten si njeri suprem dhe të pa thyeshem, por siç duket nga ambicja e tij kishte harruar të dilte para pasqyrës për të parë mirë vehten. Dhe ky rregjim i udhëhequr prej një njeriu me levizje të çuditeshme, ku psikologë të shumtë do i vinin diagnoza te ndryshme, u pasua nga një njeri me mizor, nga një njeri arrogant, ku nga gjuha dhe kultura ishin të ndryshme nga njëri-tjetri, por nga zemra dhe shpirti kishin një gjë të përbashket, dhe ky ishte Adolf Hitler.
Dhe ndersa numroheshin orët e fundit, minutat e fundit në perëndim për Musolinin dhe Hitlerin, në lindje te Europes po ngrihej një rregjim tjetër, po lindin diktatorë të tjerë, te cilët nuk do kishin mëshirë jo vetem për popullin e tyre por as për te afërmit as për fëmijet e tyre. Dhe ata kafshë me kokë njerzish, ku udhëhiqeshin nga mesimet e një mashtruesi Gjerman, e nje studenti bixhozxhii i cili nuk dinte të mbante veten dhe jo më të udhëhiqte popuj drejt një barazie ëndërrimtare, siç ishte Marksi.
Këto tip larvash që u kthyen në njerez nga vetë djalli, dhe moren shpirtin e tij, do masakronin me miliona jetë, në emër të proletariatit, në emër të partisë, apo në emër të një populli që nuk ekzistonte. Për të shkruar për këeta udhëheqës të së vetvetës, për të shkruar mbi laboratorët e vdekjes që ngriten, nuk mjafton një shkrim, nuk mjafton një liber, nuk mjafton një biblotekë, nuk shkruhet dot e gjithë historia dhe ngjarjet në të. Për të kuptuar më mirë duhen jetuar ngjarjet të cilat mendja dhe dora si mbledh në fjalë.
Por si çdo ngritje e ka nje ulje, dhe në vitet 90, rregjimi i maskarenjve, rregjimi i injorancës filloi të bjere. Dhe njerëzit filluan lirisht të thone mendimin, dhe njerëzit filluan lirisht të marrin oksigjenin e paster te lirise se jetes se munguar prej dekadash.
Tek sa njerezit shihnin me qarte drejt se ardhmes, dhe nuk donin të mendonin më në të kaluarën e hidhur të tyre. Ashtu siç në rrugë shfaqet një mace e zeze, ku thonë se sjell ters, për njerezit supersticiozë, në horizontin Ballkanas u shfaq kjo mace e zeze, i cili quhej Millosheviç. Ky njeri që vinte nga një familje famekeqe, ku vrasjet ndaj vetes nuk kishin kursyer familjarët e të afermit e tij, do vinte ne krye te shtetit Serb, për të bërë kasaphanën e fundit ballkanike të njëqindvjçarit.
Sllobodan Millosheviç, do ja besonte ushtrinë dhe shtetin gangstereve serbë, si Arkani, Mlladiviçi,Karaxhiçi, e të tjerë.Të gjithë sëbashku, si një kuçeder me shumë krerë, do fillonin të masakronin nëna, gra shtatzena, fëmije të mitur, djem te ri, burra. Do zhdukeshin fise të tëra nën rrenoja banesash nga bombardimet. Dhe me mijëra vetë do merrnin rrugën e emigrimit me koken e kthyer pas, me këpucët e veshura se prapthi, për të lënë gjurmët e kthimit, me lotët në sy për mijëra të aferm që nuk do i shihnin më. Emigrimi më i kombshëm që kishte njohur Ballkani në shekuj. Dhe e gjithe kjo vinte nga një pjellë e një nacionalizmi nazist, por që nuk do kishte emër gjerman, por emër sllav, i mbeshtetur tek nëna e tyre Rusi.
Por Millosheviç, ishte dhe më mizor se Hitleri, kjo duket në xhelozinë e tij, ku ushtaret robokop serb bombardonin mbi uren e Mostarit, ku Hitleri, sipas një historie, pati përjashtuar një pilot nazist, kur kishte pilotuar duke kaluar nën urën historike, duke i thënë; ``po te rrëzoheshe ti do kishim pilotë të tjerë, por po të rrezohej ura, nuk do kishte mjeshtra ta rregullonin atë…``.
Millosheviçit nuk do i bënte përshtypje asgjë, as vaji i nënave Boshnjake, dhe bijtë e tyre të vrarë në mënyrën më makabre, si në ngjarjen e Srebrenicës, nuk do i bënte përshtypje popullsia kroate, megjithëse kishin të përbashkët një kulture, dhe nuk do i bënte përshtypje as Kosova, populli i saj. Ai popull që në vite kishte mundur të ruante zakonet, traditat e tyre, nen thundurën sllave do bëhej shkak që tirania Millosheviçjane të merrte fund. Dhe tirani Sllobodan, do kthehej në një mi, duke u fshehur për të mos u gjykuar, se e dinte mirë se ajo që kishte bërë kishte dhe në farë dëmshpërblimi.
Por dhe tek degjonte akuzat, pasi miu u zu në çark, rrinte duke u krekosur, dhe duke akuzuar boshnjakët, kroatët, shqiptarët,por dhe të tjerë ,se kishin ndërhyrë me pa të drejtë në shtetin Serb, apo siç u quante ai, në Serbine e madhe.
Në gjithe kapardisjen e tij, arrogancën dhe mizorinë, kishte harruar të lexonte faqet e historisë, fundin e tiranëve, e shokëve te tij. Kishte harruar për të parë sa duhej qartë atë qe u kishte ndodhur mësuesve shpirtërorë te tij. Por siç dukej ai kishte harruar më thëlbesoren, atë që të gjithë nuk jetonin më, ose mund të ketë ditur por nuk mund ta ketë besuar kurrë. Ai s`do e besonte kurrë se tiranet, siç hipin në fronin e tyre me plot krenari faraonesh të dikurshëm egjiptas, ashtu me plot mllef, urrejtje, dhe zbresin nga froni, për të mos i ngjitur më kurrë.
Ashtu siç nuk mund ta ketë besuar Musolini se do varej, ashtu siç nuk mund ta ketë besuar Hitleri se do digjej, ashtu dhe Millosheviçi, nuk mund ta ketë besuar se do vdiste në një qeli burgu, i vetëm, por i rrethuar me mijëra shpirtra njerëzish të vrarë barbarisht.
"Zoti e dha verdiktin e tij", u shpreh kryeministri shqiptar, dhe vërtetë ai verdikt i takonte. Ai nuk e meritonte jetën prej kohësh, sepse nuk e dinte vleren e saj…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›