E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një fillim i ri!

"Lajmin shkruajeni të shkurtër që ta lexojnë, shkruajeni të qartë që ta kuptojnë, shkruajeni të larmishëm që të mos e harrojnë, por me dritën e tij udhën të ndricojnë...”! Kështu do të shkruante në kujtimet e tij Joseph Pulitzer, një nga gazetarët dhe publicistët më të mëdhenj të të gjitha kohrave. Emri i tij, mbeti në themelet e gazetarisë moderne, por edhe në një nga cmimet më të rëndësishme të kësaj fushe në botë. Padyshim, ka kaluar shumë ujë nën urën e gazetarisë që atëherë. Tashmë një horizont i ri, ai i teknologjisë dhe ambjentit dixhital-virtual, i ka dhënë një profil të ri dhe mundësi të re zhvillimit të gazetarisë. Padyshim, teknologjia e ka zvogëluar botën, duke cliruar edhe trafikun e informacionit. Lexuesit, në thuajse gjithë botën kanë nevojë për informacionin më të freskët dhe më të shpejtë, pa komente dhe analiza turbulluese. Ata dëshirojnë të shuajnë etjen e kahershme shekullore njerëzore, për të ditur c`ndodh rreth e rrotull, për të mësuar e parashikuar... Përvec ridimensionimit të punës së radios, televizionit dhe shtypit të përditshëm, cdo minutë që kalon, në jetën e njerzve po futet kompiuteri dhe nëpërmjet tij interneti. Para pak kohësh, një nga të përditshmet më të mëdha në botë ``The Neë York Times`` do ta llogariste në miliona dollarë humbjen që iu shkaktua kësaj gazete, nga mos-shitja e gazetës sw shtypur. Por nga ana tjetër, faqja në ëeb e kësaj gazete, falë edhe teknologjisë së fundit të ndërtimit të saj, u bë një nga më të vizituarat në botë. Nëse do shikonit cfarëdo gazete prestigjoze amerikane, britanike, italiane apo turke në internet, do t`i vinit re se ajo është kompletuar tërësisht, për t`iu përshtatur kërkesave gjithnjë në rritje të lexuesve. Nisur pikërisht nga kjo e vërtetë e padiskutueshme, edhe ne menduam celjen e Gazetws Start, vetëm në internet, duke iu përgjigjur ritmit të epokës së teknologjisë që jetojmë...
Gazeta Start, është një fillim i ri në fushën e gazetarisë, që synon që të ndjekë ritmin, të sjellë lajmin, informacionin dhe argëtimin minutë pas minute... ta përcjellë Shqipërinë në gjithë hapsirën shqiptare dhe në botë! Gazeta Start, do të mbetet një përpjekje për t`i dhënë një fytyrë më konkrete realitetit shqiptar, një përpjekje për tu dhënë përgjigje pyetje cështjeve e problemeve që media thjesht i tjerr e i dredh herë pas here. Emra të intelektualëve dhe ekspertëve të rinj shqiptarë, që punojnë në Shqipëri, por edhe në vende të tjera të botës si në Itali, Greqi, Turqi, Francë, Britani të Madhe apo Shtetet e Bashkuara, do të diskutojnë në këtë faqe të re, për problemet që shqetësojnë shqiptarët në tërësi. Afro 1,2 milionë shqiptarë të Shqipërisë, dhe rreth 600 mijë të tjerë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia jetojnë në vende të ndryshme të botës, larg vendlindjeve të tyre. Këta bashkëkombas tanë do të gjejnë gjithcka lidhur me hapsirën shqiptare në gazetën tonë, pasi ne nuk mund t`i harrojmë emigrantët tanë, hallet dhe problemet e tyre që do të gjejnë pasqyrim të gjerë në këtë gazetë. Gjithashtu, kjo faqe është konceptuar edhe si një faqe e kompletuar interneti, ku mund të gjeni copëza argëtimi, apo të dhënash lidhur me përditshmërinë shqiptare. Sigurisht ne nuk kemi harruar tu japim vend edhe reagimeve dhe shkrimeve tuaja, për cështje që mund tju shqetësojnë. Duke parë edhe pesëmarjen e lartë të shqiptarëve në shumë forume dhe mail-grupe në internet, mendojmë se gazeta Start do të jetë një fillim i ri edhe për rrahjen e mendimve dhe ideve në këtë platformë virtuale. Duhet të pranojmë se jo cdokush arrin të ketë akses në botën e internetit, për këtë arsye ne besojmë se gazeta Start do të ketë një ndjekje nga pjesa më intelektuale e shoqërisë shqiptare, qarqet akademike dhe universitare, institucionet shtetwrore, nxënësit e shkollave etj. Pikërisht këta të fundit, apo edhe të tjerë do të kenë mundësi që përvec informacinit të përditshëm, të gjejnë në "Start"edhe të dhëna bazë me Shqipërinë, në fusha të ndryshme.
Le të shpresojmë të nderuar miq, se me këtë përpjekjen tonë, të arrijmë të përfaqësojmë dhe të kontribojmë në pasqyrimin e anëve pozitive të shoqërisë shqiptare, dhe të luftojmë sëbashku të kundërtën. Ne ju ftojmë edhe ju që të jeni pjesë e këtij fillimit të ri... Le të startojmë!

Start, Mars 2006

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›