E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kosovë, koha për ndryshim!

Java që kaloi ishte padyshim një javë e ngjeshur si në zhvillimet politike në Kosovë por dhe në zhvillimet në proçesin e bisedimeve për statusin e saj. Pas dorëhëqjes së Bajram Kosumit nga posti i kryeministrit, partitë e kualicionit qeveritar u vunë në lëvizje për të zevendësuar kryetarin e kosovës, por edhe për ndryshime në postet e tjera. Fatmir Sejdiu presidenti i Kosovës emëroi Gjeneral Agim Cekun në postin e kryeministrit, i propozuar nga AAK. Ndonëse Ceku dëshironte të punonte me një kabinet krejtësisht të ndryshuar lista e ardhur nga LDK largoi vetëm Adem Salihajn. Në vendin e tij u emërua ministri i pushtetit local Lutfi Haziri, post të cilin do ta mbajë bashke me atë të kryeministrit. Ndërsa ministër i mbrojtjes u emërua Fatmir Rexhepi. Vala e ndryshimeve përshiu edhe Parlamentin. Kryesia e LDK-së kërkoi dorëheqjen e kryeparlamentarit Nexhat Daci dhe zëvendësimin e tij me deputetin dhe nënkryetarin e LDK-së Kolë Berisha. Z. Daci kishte deklaruar se do të jepte dorëheqjen vetëm në rast se e kërkonte Grupi Parlamentar I LDK-së. pas një diskutimi me Grupin parlamentar ai dha dorëheqjen për t`ia lënë vendin Kolë Berishës. Në datë 10 Mars u mbajt seanca e jashtëzakonshme në kuvendin e Kosovës. Seanca filloi në orën 11.00 filloi seanca. nga 107 të pranishëm 102 vota pro dy kundër dhe tre abstenim me shumicë votash, Kolë Berisha u emërua Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Me një votim formal Sabri Hamiti u zgjodh anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Vend ky që kishtë mbetur bosh që nga doreheqja e Fatmir Seidiut pas marrjes së detyrës se re. Pas një pushimi të shkurtër seanca rinisi punimet për të votuar kryeministrin Ceku dhe kabinetin e tij. Në seancë pati diskutime dhe replica të mëdha pozitë opozitë ku liderët e partive opozitare Hashim Thaçi dhe Veton Surroi e cilesuan të papranueshme këtë qeveri pasi ajo nuk ka një program. Rreth orës 16.30 kabineti Ceku me nje shumice votash mori votëvesimin. Me 65 vota pro, 33 kundër dhe 5 abstenime Kuvendi i Kosovës zgjodhi sot Agim Çekun, kryeministër të Kosovës. Kryeministri Ceku, tha se do të puna e qeverisë se re do të perëndrohet në zhvillimin e institucioneve, forcimin e stabilitetit politik,dhe mirëqenien për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai nuk ka nguruar të flasë edhe serbisht, gjuha e komunitetit të dytë në këtë vend pas shqiptarëve. Një nga ndryshimet më të mëdha në kabinet, ishte zgjedhja e Lutfi Hazirit në postin e zv/kryeministrit i cili do të mbajë në të njëtën kohë edhe portofolin e ministrit të pushtetit vendor. Nexhat Daci ish kryetari i kuvendit u tërhoq nga e drejta e votëbesimit. Ai duket se do të sfidojë partinë në Kuvend.

Bisedimet, të gjithë në pritje!
Në prag të raundit të dytë të bisedimeve për statusin e Kosovës Marti Ahtisari zhvilloi një vizitë në SHBA. Ai u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Kofi Anan. Z. Ahtisari paraqiti para Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe para Qeverisë Amerikane raportin ngga fillimi i bisedimeve dhe zhvillimet në raundin e parë të bisedimeve qe u mbajt më 20 Shkurt. Ndërkohë që kryenegociatori Marti Ahtisari paraqiste raportin para OKB-së dhe qeverisë Amerikane Albert Rohan dhe Analistë të tjetë Europianë u shprehën për Fillimin e Bisedimeve. Albert Rohan i cili ështe zëvëndësi i Marti Ahtisarit dhe njëkohësisht dhe i ngarkuari për të drejtuar zhvillimet e përditshme të bisedimeve për Kosovën në një intervistë për Zërin e Amerikës u shpreh se raundi i parë i bisedimeve ka shkuar më mirë se ç'pritej. Ashtu si Marti Ahtisari dhe Albert Rohan por edhe Analistë të tjerë janë optimistë dhe mendojnë se bisedimet do të mbyllen Brenda këtij viti. Edhe pak dite kanë ngelur nga raundi i dytë i bisedimeve. Ekspertët pranë zyrës së kryenegociatorit Marti Ahtisari kanë filluar pregatitjet për raundin e dytë që do të fillojë më 17 Mars.

Haga në zi!
Këtë javë Gjykata e Hagës lejoi Luan Haradinajn të merret me politikë aktive. Më parë ai ishte lejuar të mërrtë pjesë vetëm në detyra Brenda partisë pa dalë në publik. Por ketë javë Gjykata e Hagës u trondit nga dy vdekje të njepasnjëshme. Milan Babiç një nga bshkpunëtorët e Sllobodan Milloshevic Ish-udhëheqësi i serbëve të Kroacisë vetëvritet në burgun e Hagës. Ai u gjet në burgun e Shveningut në 6 Mars. Babiç ishte dënuar me 13 vjet heqje lirie për krime kundër popullsisë civile joserbe përpara e krimeve të luftës. Akuzë të cilën ai e kishte pranuar para Gjyqit Ndërkombëtar të Krimeve të Luftës.

Ditën e shtunë në orën 13:39 bëhet e ditur nga Gjykata e Hagës vdekja e Sllobodan Milloshevic. I quajturi kasapi i Balkanit ishte 64 vjeç po gjykohej për 60 aktakuza, përfshirë Krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në luftërat në Kroaci, Bosnjë e Kosovë.

Vdekja e Millosheviçit shkaktoi reagime të ndryshme

Të përditshmet kosovare por edhe qytetarë të ndryshëm, theksuan se Milloshevic, vdiq pa u përballur me drejtësinë. Para kuvendit të Kosovës, u varën dhjetra foto të të rinjve kosovarë që u vranë dhe u masakruan gjatë viteve 90 nga trupat serbe. Ndërkohë, edhe gazetat bosnjake e kanë trajtuar si një humbje për drejtësinë vdekjen e Milloshevicit në Hagë. Kosovarët nuk u gëzuan nga vdekja e tij pasi mendojnë se ai duhet të vuante dëmin për të gjitha krimet e bëra Televizionet boshnjake kanë transmetuar pamje ku shumë familje që humbën të afërmit e tyre festonin pas vdekjes së diktatorit serb. Ndryshe ka qenë reagimi i serbëve të bosnjes të cilët e konsideronin si hero Milloshevicin.
Në Serbi një pyesë e qytetarëve të pyetur thanë se Millosheviç e meritoi këtë vdekje, ndërsa të tjerë e cilësuan atë një politikan të madh. Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte tha se vdekja e Millosheviçit shihet "me keqardhje"nga të mbijetuarit dhe viktimat e luftës, të cilët prisnin vënien në vend të drejtësisë.
Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jaap de Hoop Scheffer u bëri jehonë komenteve duke thënë se vdekja e Millosheviçit ishte një ngjarje "e pakënaqëshme"po të kihen parasysh viktimat e panumërta të luftrave në ballkan.
Bashkimi Evropian deklaroi se vdekja e Sllobodan Millosheviçit nuk e shpëton Serbinë nga përgjegjësia për të dorëzuar të dyshuarit për krime lufte.

Sekretari i jashtëm britanik Jack Straw tha se shpreson që vdekja e Millosheviçit do t'i ndihmojë serbët të shohin drejt së ardhmes. Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi Vuk Drashkoviç thotë se ishte e turpshme që Millosheviçi nuk u gjykua në vendin e tij.
Presidenti kroat Stipe Mesiç shprehu keqardhjen që Millosheviçi vdiq para se të merrte dënimin e merituar. Zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste të Millosheviçit, thanë se vdekja e tij ishte një humbje e madhe për Serbinë. Rusia e kritikoi gjykatën e Hagës se nuk ia kishte plotësuar kërkesën ish-udhëheqësit serb që të shkonte atje për kurim. Gjykata e kishte refuzuar këtë nga frika se Millosheviçi mund të mos kthehej më në Hagë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›