E Diel, 1 Nëntor 2026

NDERKOMBETARE

E Hënë – 06/03/2006

GAZA - Nga sulmet ajrore İzraelite humbën jetën 4 palestinez
PARIS - Turqit që jetojnë në Francë protestuan ngritjen e monumentit mbi genocidin Turk në Armeni
TIBLIS - Në Gjergji shfaqet gripi i shpendëve
XHAKARTA - Një grua shtazënë humb jetën si rrjedhojë e gripit të shpendëve

E martë – 07/03/2006
UASHINGTON- Zëvendës presidenti Amerikan Dick Cheney: Nuk do të lejojmë armët bërthamorë në Iran
NEW DELH I- Në kryeqytetin Indian Neë Delhi si rrjedhojë e 3 hpërthimeve të ndryshme vdiqën 12 persona
PEKIN - Ministri i jashtëm kinez Zi Zhaoxink: Japonia të mos luaj me ndjenjat e popujve që kanë humbur gjatë luftës
Kopenhag - Kriza e karikaturave u dha prioritet partive të djathta
TEL AVIV - Izraeli e ka ashpërsuar tonin ndaj militantëve të Hamasit
TEL AVIV - Izraeli kërcënon militantët e Hamasëve
BAGDAT - Që nga fillimi luftës deri tani janë larguar të paktën 8000 ushtarë amerikanë
BAGDAT - Sulme në Irak; 4 të vdekur, 5 te plagosur

E Mërkurë – 08/03/2006
UASHINGTON - Në mbarë botën ka 175 milion emigrantë
UASHINGTON - Rice: "Irani, numri 1 i rrezikut të SHBA'së"

E Enjte – 09/03/2006
NEW DELHI - Në Indi nga shpërthimi i rrufeve vdesin 11 vetë
BAGDAT - Burgu Ebu Graib do të mbyllet brënda 3 muajsh
BAGDAT - Ekzekutohen në Irak 13 kryengritës

E Premte – 10/03/2006
KAJRO -Regjizori Egjiptian do të xhirroj film mbi Jezusin
TEL AVIV - Paraqiten në një videokasetë 3 nga 4 pengjet aktivistë të paqes

E Shtunë- 11/03/2006
HAGE - Vdes ish presidenti serb Slobodon Millosheviç

EKONOMI

JEMIN GJANA: "GARANTOJME SHQIPTARET PER PRODHIMET BLEGTORALE QE IMPOTOHEN NGA JASHTE "

6 Mars- Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, deklaroi se "importi i produkteve blegtorale, behet vetëm nga vendet që plotësojnë normat dhe standartet e Zyrës Ndërkombëtare të Epizotive (OIE

KRYEMINISTRI SALI BERISHA: PROCEDURA ME TE LEHTA PER NDERTUESIT
7 Mars- Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë(KRRTRSH), i mbledhur nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, miratoi ndryshimin e destinacionit të 5 zonave të Kryeqytetit, nga 13 të paraqitura, për t'i kthyer në zona banimi.

TATIMET ARRIJNË NË 5 MILIARDË E 880 MILIONË LEKE GJATE MUAJIT SHKURT

7 Mars- Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Alfred Prifti, gjatë një konference për shtyp , u shpreh se të ardhurat nga administrata tatimore në muajin Shkurt arritën në 5 miliardë e 880 milionë lekë.

INDEKSI I ÇMIMEVE TE KONSUMIT U RRIT NE MUAJIN SHKURT 0.4
8 Mars-Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Shkurt 2006, arriti në 110.2 përqind kundrejt muajit Dhjetor 2001, deklaroi INSTAT.

BB , KOMPENSIM PER FERMERET E DEMTUAR NGA GRIPI I SHPENDEVE
8 Mars- Misioni i BB që ndodhet këto ditë në Tiranë, për t'u informuar për situatën e gripi të shpendëve në vendin tonë, konfirmoi mbështetje për institucionet shqiptare, sipas një programi specifik vetëm për këtë sëmundje, të hartuar nga OBSH.

FMN DO TË VLERËSOJE STANDARTET NË SHQIPËRI
9 Mars /-Në Ministrinë e Financave u zhvillua takimi i ministrit të Financave ,Ridvan Bode me një mision të posaçëm të FMN-së, i cili harton Raporte mbi Vëzhgimin e Standarteve dhe Kodeve (ROSC) në vende të ndryshme të botës.

VENDİMİ PER DHENİEN ME QİRA TE SİPERFAQEVE UJORE
9 Mars-Qeveria miratoi në mbledhjen e tij të fundit vendimin për proçedurat dhe çmimet e dhënies me qera të sipërfaqeve ujore, për ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës intensive.

BB DHE QEVERIA JAPONEZE JAPIN 6 MILION USD PER GRIPIN E SHPENDEVE NE VENDIN TONE
10 Mars- Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Jemin Gjana priti në një takim Drejtorin e Zyrës së BB në Tiranë Nadir Mohamed , me të cilin diskutoi mbi projektin për mbështetjen e Shqipërisë financiarisht në situatën e gripit të shpendëve

PERGJYSMOHET ÇMIMI I VEZEVE DHE PULAVE
10 Mars- Në tregjet e vendit janë ulur ndjeshëm çmimet e shitjes me pakicë të vezëve dhe mishit të pulave, ndërkohë që është rritur çmimi i prodhimeve bujqësore, bënë të ditur sot burime të drejtorisë së Statistikës në Ministrinë e Bujqësisë.

BODE: JANE DERGUAR 60 DOSJE NË PROKURORI
11 Mars- Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi, se janë bërë kallzime penale për të gjitha subjektet të cilat nuk kanë shlyer detyrimet doganore të trashëguara.

GJANA:" NUK KA ASNJË RAST TJETER ME H5N1
11 Mars- Ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, theksoi se në vendin tonë nuk ka asnjë rast tjetër

SPORTI
E marte – 07/03/2006

Komisioni tekniko-gjykues pranë FSHF vendosi fillimisht që gjyqtari kryesor i ndeshjes Shkumbini – Teuta (1-2), Lulzim Guzja të pezullohet pa afat. Fundjavën e kaluar ndeshja mes këtyre dy skuadra është ndërprerë në minutën e 87, pas golit të dytë të shënuar nga Teuta.

E merkurë – 08/03/2006

Megjithëse kontrata e trainerit të kombëtares përfundon në qershor, federate shqipëtare e futbollit ka menduar ta zgjidhë cështjen e trainerit të përfaqësueses për eliminatoret euro 2008 brënda pak ditësh. Presidenti I rizgjedhur I futbollit shqiptar, Armand Duka ka lene te kuptohet se marrdhëniet e FSHF me ministrinë janë duke u përmirësuar dhe se nje kompromis mund te jete I afert.

E merkure – 08/03/2006

Skuadra e Shkumbinit vendosi të tërhiqet nga aktivitet kombëtare. Shkak për këtë është bërë vendimi i komisionit të disiplinës pranë FSHF e cila i ka dhënë fitoren në tavolinë 0-2 Teutës. Në fundjavë ndeshja mes këtyre 2 ekipeve është ndërprerë në minutën e 87, në kohën kur durrskat kishin shënuar golin e fritores I cili u anulua nga anësori.

E enjte – 09/03/2006

Rapid i Bukureshtit është supriza e ndeshjeve të para të kupës uefa, pasi ka mposhtur 2-0 Hamburgun. Anglezët e Midëlsbrought kanë ndalur 1-0 Romën e cila nuk njeh humbjen në kupat e Europës që nga dhjetori i vitit të kaluar. skuadra ku aktivizohet kosovari Lorik Cana,O.Marseille ka zhgënjyer duke humbur në shtëpinë e vet 0-1 me rusët e Zenit

E premte – 10/03/2006

Vendimi për cështjes e hapur mes FSHF dhe Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve në lidhje me 7 nenet e ndryshuara në statut do të jepet ditën e hënë.
Arsenal-Juventus, Lion – Milan, (Inter – Ajaks) – Villareal dhe Benfika – Barcelona janë ciftet cerekinaliste te ligës së kampioneve. Finalja që do të përcaktojë dhe skuadrën më të mirë të Europës do të zhvillohet për herë të parë në Paris, në Stad de France me 17 maj.

E shtunë – 11/03/2006

Elbasani del më i fituari nga java e 26 e superligës shqiptare. Verdheblutë e drejtuar nga Ilir daja kanë mposhtur 1-0 rivalet kryesore per titullin kampion, Tiranën në Ruzhdi Bizhuta falë golit të debutuesit Kacaj. Partizanit ka barazuar 2-2 me Vllazninë. Teuta është ringjitur përsëri në vendin e 8 pasi ka fituar 2-1 me Besën, ndërsa Skenderbeu ka mposhtur 1-0 Dinamon, skuadra e vetme që ka fituar dy herë në fushën e korcarëve, ndërsa shkumbini ka fituar 0-1 me Lushnjën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›