A është kjo bomba e Bostonit përpara shpërthimit? (FOTO)
Fotot nga skena e shpërthimit në Boston tregojnë një tenxhere presioni, që mendohet se është përdorur për të krijuar bombën në të paktën një nga shpërthimet. Ekspertët thonë se është një bombë artizanale. Tenxherja ishte e mbushur me gozhda dhe zare kushinetash.
Ndërkohë një foto tjetër e një prej të pranishmëve në maratonë, ku humbën jetën tre persona, tregon një çantë ku mendohet se ka qenë bomba e dytë që ka shpërthyer. Çanta është në vendin ku ndodhi shpërthimi.
Bomba të tilla përdoren në Afganistan, Indi, Nepal dhe Pakistan.
Një video e re tregon një burrë me të zeza duke u larguar pas shpërthimit të parë, në drejtim të kundërt nga lëvizja e turmës.
Mes viktimave është Martin Richard, 8 vjeç, që po priste babain e tij që të mbaronte maratonën. Në shpërthimin tragjik humbi këmbën motra e tij 6- vjeçare dhe nëna iu nënshtrua një operacioni në tru.
Vëllai i tyre, Henri 12 vjeç shpëtoi pa plagë.
Presidenti Barack Obama e cilësoi sulmin akt terrorizmi..të shëmtuar prej frikacakësh./ep










