E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazmir Bizhga: Nuk pendohem për atë që bëra, ja çfarë i thashë Islamit

PS-PROTESTE-PARA-SHTEPISE-SE-ISLAMIT-Mbeshtetes-te-PS-te-rinj-te-FRESSHDeputeti socialist, Gazmir Bizhga, thotë për gazetën Panorama se nuk ka pasur një vendim të grupit parlamentar për të bllokuar pjesëmarrjen në votim të ish- deputetëve socialistë.

Ai thotë se reagimi i tij ishte i natyrshëm.

Para meje, kolegu Blushi- dhe dua ta vlerësoj për këtë- po i thoshte që do të ishte në nderin e tij që të largohej nga salla bashkë me ne, por Blushi nuk mund të qëndronte më gjatë për shkak të problemit me këmbën dhe qëndrova unë më shumë duke përsëritur ato që i tha edhe Blushi. Përgjigja e Islamit ishte se ju po bëni thjesht një moral se keni hallin e kandidimit dhe të tilla broçkulla të kësaj natyre, gjë që prodhoi fjalë pas fjale dhe ndodhën ato që ndodhën. Unë i thashë mos u bëj tradhtar, se pastaj do pendohesh, dhe nëse kjo thënie e Nolit konsiderohet si kërcënim, atëherë e ka fajin Noli, jo unë, thotë Bizhga.

Ai shprehet se nuk është penduar për atë që ka bërë, ndërsa dënimin e Byrosë Parlamentare e quan si gjyqet e Koçi Xoxit./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›