A është ky pallati i dashurisë, i krimit financiar apo i mashtrimit?
Pallati përfundoi së ndërtuari në vitin 2010, megjithatë lejet ishin dhënë disa vite më parë. Ndërtimi i tij s’shënjon vetëm dashurinë e çiftit Rama, por së pari një stacion të bashkëpunimit financiar mes të dyve, i cili ka nisur që herët. Provat janë shfaqur në dhjetëra projekte që Edi Rama i jepte OJQ-së së Linda Bashës, ku spikaste shpeshherë edhe emri i Kosta Barjabës, i aftë të pastronte para ngado që t’i vinin, nga Tirana, Gjirokastra apo Brukseli. Por ky pallat po shënjohet si pallati i mashtrimit, pasi mbi fushë po del jo veç konflikti i interesit, por edhe vjedhja e Barjabës, edhe 100 milionëshi dhuratë i Lindës, edhe fakte të tjera që pritet të publikohen.
Edi Rama ka shumë arsye të heshtë. Gojëkyçja e kreut të opozitës ka lidhje me zbulimin e disa të vërtetave që rëndojnë pozitën morale dhe etike të tij. Heshtja nuk ka të bëjë vetëm me 100 milionët anonimë të marrë borxh pa interes prej Linda Bashës, bashkëshortes së Edi Ramës, nga persona të tretë, dhurues bujarë; por është dhe pallati i ndërtuar në rrugën “Qemal Guranjaku”, një zonë ekskluzive dhe zonë me interes publik në Tiranë. Pallati 5 katësh dhe një kat nën tokë me rreth 900 metër katrorë sipërfaqe ndërtimi, i përfunduar në vitin 2010 është pronë e familjes së bashkëshortes së z. Rama, Linda Basha.
Firmën për lejen e ndërtimit të këtij pallati e ka dhënë Edi Rama.
Përpara martesës ish-kryebashkiaku Rama ka qenë në një partneritet interesi me familjen e Linda Bashës (ex-Xhillari). Ky fakt është fshehur zyrtarisht për Linda Bashës, e cila gjithmonë ka deklaruar se Edi Ramën e ka njohur prej shkrimeve të tij. Por e vërteta është se Linda Basha ka pasur të bëjë me Edi Ramën dhe për rrjedhojë martesa e më pasme e tyre del se nuk është gjë tjetër veçse një partneritet interesi. Pallati 5 katësh nuk është vetëm foleja e dashurisë së çiftit “Rama”, por është dhe një marrëdhënie interesi, si një stacion i bashkëpunimit financiar mes të dyve, i cili ka nisur që herët. Provat janë shfaqur në dhjetëra projekte që ish-Kryebashkiaku Edi Rama i jepte OJQ-së së Linda Bashës, ku spikaste shpeshherë edhe emri i Kosta Barjabës, i aftë të pastronte para ngado që t’i vinin, nga Tirana, Gjirokastra apo Brukseli. Në këtë OJQ kanë marrë honorarë e bursa shumë eksponentë të Partisë Socialiste.
Kuptohet vetiu, kontaktet e para të Edi Ramës me bashkëshorten e tretë, Linda Basha nuk kanë qenë një dashuri me shikim të parë, por si duket një dashuri me interes. Dhe interesi jetik i Linda Bashës për të marrë fonde bashkiake apo dhe leje ndërtimi për folenë dashurisë paskan qenë parësore.
Ndërkohë është e vështirë të kuptohet nëse ky pallat 5 katësh është simbol i dashurisë, i krimit financiar apo i mashtrimit. Këto vështirësi vijnë për shkak se ky pallat është ndërtuar përgjatë qeverisjes së Tiranës nga Edi Rama, me siguri, dhe lidhja e Linda Bashës mund të quhet konflikt i pastër interesi i dënueshëm me ligj.
Ky pallat po shënjohet si pallati i mashtrimit, pasi mbi fushë po del jo veç konflikti i interesit, por edhe vjedhja e Barjabës, edhe 100 milionësh dhuratë, edhe fakte të tjera që pritet të publikohen.
Edi Rama po hesht sepse e ka fort të qartë sesa firma ka hedhur në kundërshtim me ligjin, duke marrë lulishte e parkingje për t’i kthyer pallate. Dy gjëra i mungojnë më shumë Tiranës sot, lulishtet dhe parkingjet. Dhe padyshim dhënia e lejes së ndërtimit të Pallatit të familjes së Linda Bashkës është një krim ekologjik, pasi trualli ku është ndërtuar së pari ka qenë një lulishte publike, më pas mbi të është ndërtuar një parking dhe në fund një pallat pesëkatësh që në vlerë financiare kap disa milion dollarë.