E Shtunë, 31 Tetor 2026

Respekti ndaj bashkëshortes nuk fitohet me dhurata me kokulur

Një letërshkrues, në rubrikën Kontakt, kur tregon historinë e familjes së vet në shkrimin “Bëj aktorin që të shmang divorcin”, shprehet:“Ky ishte fati”.

I dashur, e para, fati kërkohet ose mundohesh për ta gjetur, ai nuk vjen nga qielli. E dyta, njeriu perpiqet deri në fund të jetes për të ndryshuar situatat që janë ngaterruar rreth tij, pra nuk i nenshtrohet fatit.

Ju zoteri, jeni një fatalist, me sa kuptoj, dhe fatalisteve nuk u ecën mbare kurrë. Ju mendoni se dashuria dhe respekti ndaj bashkëshortit-es fitohet me dhurata dhe duke qene kokulur?

Dhurata është vetem një joshje momentale, ose finalizon ate që ti ke dhene dhe ke marre. Nëse gruaja juaj nuk ka respektin dhe ndjesinë e bashkëshortes korrekte (nuk ka nevoje të bejë leksione morali), as mos prit që do t’i marrësh me kohe. Nxito e gjej mënyrën për t’i FITUAR. Ndryshe nuk do të jesh veçse një “eunuk” i zellshëm i gruas tende, që nuk është bashkëshorte. Jepi or burrë, se nuk është gruaja jote Madam Pompadur!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›