E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duhen shtuar kontrollet për alkoolin dhe drogën te të rinjtë

Nuk e kam për politike, po ato aksionet e rinise në vitetet e “Diktaturës” përpos përfitimit ekonomik, së pari kishin edukimin, natyrisht, e pare me syrin e kohes. Forma pune për zenien e kohes së lire të te rinjve dhe të rejave ka plot, po duhet vrare mendja.

Me sa di, në Kanada, ku jetoj aktualisht, gjate pushimeve verore, femijet e shkollave angazhohen në pune fizike të ndryshme me qellim kryesor jo fitimin monetar po edukimin me pune të tyre; para përgatitja për jetën. Nxënës dhe studente të talentuar, janë futur në punera të ndryshme për muajt e pushimit.

Edukimi i brezit të ri është kryesori për të ardhmen e shoqërisë që siç shihet është i rrezikuar sidomos në vendin tone. Së pari, duhet të ndalohen me ligj pijet alkoolike dhe ato narkotike që përdoren “inkonjito” në lokale të ndryshme deri në pije apo “ëmbëlsirat”…Le ta bëjmë këtë “Problem shoqëror të ditës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›