Nuk dalim prej këtej, nëse vazhdojmë të ecim pas stereotipeve të vjetra
Une mendoj se qeveritareve të mëdhenj të vendit tone (po kufizohem nga A.Zogu e ketej) u ka munguar idealizmi që të ben të shohesh pertej interesit të vogel të pushtetit, por të ben të mendosh për ngritjen e shtetit. Për të mbetur tek kreret, fituesin e zgjedhjeve të ‘97-ës e largoi pakenaqesia popullore prej klimes së mbushur me korrupsion sistemik e nepotizem që kishte krijuar prej 2002-shit: u rikthye si kryeministër duke akuzuar kryetarin aktual të LSI-se për afera korruptive, e, mesa duket, nuk diti të ndertoje perreth besimin se ai vete ishte me pak i korruptuar nga paraardhësi i akuzuar.
Atyre që na kanë udhehequr u ka munguar largpamësia e një plani afatgjate për të forcuar trupin material të shtetit, duke tentuar të rritin mirëqenien ekonomike e sigurine e qytetareve; gjithashtu u ka munguar aftesia për të krijuar një grup bashkëpunëtoresh të afte e të ngjallin besim të pakten tek administrata publike se ishte vene në jete një mekanizem funksional për të miren e vendit në një të ardhme.
Natyrisht, defektet administrative të “lidereve” janë përcjellë tek “entourage” i tyre i afërt e, sidomino, në administrate e shoqeri; shembulli i paaftesise së tyre ka ngjizur kudo e prej ketej ka lindur mosbesimi popullor tek ta.
Njerëz të kufizuar! Ndaj udhëheqësit tanë kanë arritur të kufizojnë një shoqëri të mbyllur. Dhe për shkak të tyre, kjo shoqëri ka vijuar të mos hapet, por të tkurret duke prodhuar shpërthime afatshkurtra.
Une nuk besoj se ne do të dalim nga kjo gjendje, nese vazhdojme të ecim pas stereotipeve të vjetra të pritjes së përjetshme të kamerdares së shpëtimit nga veprime ndërkombëtare.