E Shtunë, 31 Tetor 2026

A i ka dalë ndonjë puçërr Berishës?

Pa mbushur 3 dekada nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, një segment në pushtet i politikës shqiptare i është kthyer modelit të liderit të përjetshëm që largohet nga pushteti vetëm për shkak të vdekjes natyrore, shkruan në një editorial në Shqipin e sotëm, Andrea Stefani.

Stefani thotë se tashmë, edhe pse në demokraci, – (termin demokraci e shkruan gjatë gjithë editorialit me thonjëza) - pushteti i Berishës nuk kërcënohet realisht nga rotacioni politik. Më problem janë limitet fizike të pushtetarit. Ndaj dobësinë fizike, që rritet pashmangshëm te çdo njeri bashkë me pleqërinë, Berisha shpreson ta kamuflojë duke bërë sikur noton për tu treguar të gjithëve, mbështetësve, por edhe kundërshtarëve, se nuk ka pleqëri për Sali Berishën.

Më pas, Stefani e krahason këtë situatë me komunizmin dhe ironizon ata që njësoj si dikur, shpresën për largimin e Saliut e kanë varur te pritshmëritë për ndonjë sëmundje fizike.

…Por e keqja më e madhe është se ky epsh i panginjur për pushtet i liderëve si Berisha e kanë ndarë Shqipërinë në dy kampe. Tamam si nën komunizëm. Në njërin i urojnë Berishës, si dikur Enver Hoxhës, jetë të gjatë dhe të rrojë sa malet! Në tjetrin vëzhgojnë si me mikroskop se mos i ka dalë ndonjë puçërr ndjellakeqe dhe ngrenë veshët pas çdo alivanie publike të Kryeministrit. Gjëra cinike që do të ishin të pakuptimta nëse fati apo fatkeqësia e njerëzve do të formësohej jo nga kulti dhe pushteti pa fund i një lideri, si rëndom në Lindje, por nga rotacioni i pandërprerë politik sikundër rëndom ndodh në të gjithë Perëndimin….

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›