A i ka fituar zgjedhjet Merkel?!
Gëzim Podgorica
Meqë është atmosferë e punë zgjedhjesh, ngjan shumë i ngatërruar rasti i fundit në Gjermani, ku Merkelin e urojnë nga e gjithë bota si fituese e kësaj sfide të rëndësishme elektorale me 36 % të votave dhe ne në Shqipëri atë që ka marrë 50% e etiketojmë publikisht humbës!!! Nëse ecim me ato që tha patriarku i së majtës që as Berisha, as Meta nuk i kanë fituar zgjedhjet, pavarësisht se vetëm koalicioni i djathtë siguroi 50 % të votave në Parlament, atëherë është larg mendsh që me këtë standard shqiptar të politikës, Merkel me 36 % të quhet fituese. Por gjermanët janë fatlumë e nuk ecin me mendjen tonë dhe atje jo vetëm është shpallur brenda pak orësh fituesi, paçka se ka shumë më pak se fituesi këtu në Shqipëri, por edhe shumë shpejt do ndërtohet qeveria e re e koalicionit. Këtu tek ne, thirren në ndihmë herë opinionistë, herë analistë të politikës, herë njerëz me kredite publike dhe me mundësi të tjera influence që prodhojnë teza si kjo e mosfitores edhe me 50% çfarë bën të gajasen së qeshuri edhe adoleshentët e politikës, pa lë po ta merrnin seriozisht baballarët e saj.
Fitues në shumicën e sistemeve zgjedhore, në të cilat futet edhe ky i yni është ai që del i pari dhe është i aftë të realizojë koalicionin qeverisës, pavarësisht në se ka marrë apo jo mbi 50 % të votave. Kjo është një ABC shumë e thjeshtë e politikës zgjedhore dhe e përcaktimit të fituesve dhe çdo argument do të ishte i tepërt, por meqenëse dikujt i duhet të dalë në media e të mbrojë një politikan që ka humbur e nuk ndjehet i fuqishëm, hedhin teza me ngjyrë politike që janë jo vetëm të sforcuara, por pa asnjë bazë as teorike dhe as praktike, për të mos thënë qesharake dhe duan domosdo të krijojnë precedentin shqiptar. E keqja është se këta artikulohen nga personazhe publike, me kredite të njohura por që për fat jo të mirë të tyre dhe tonin së bashku e teprojnë me fjalën dhe ndërtimin e gjykimit e të analizës mbi realitete e teori virtuale. Kjo është ajo që të trondit edhe më shumë pasi këtu mund të thuhet çdo gjë pa mbajtur përgjegjësi publike për asgjë. Ndodhi kështu me një personazh të njohur publik, që rrekej të na mbushte mendjen që as Berisha nuk i ka fituar këto zgjedhje, as Meta, as Rama. E gjitha është krejt e qartë që bëhet për të arsyetuar kryetarin socialist të radhës, por ky arsyetim është abuziv dhe e zhvlerëson fjalën. Këta politikanë do guxonin vallë të thoshin se Merkel nuk i ka fituar zgjedhjet, pavarësisht se ajo ka marrë 36% dhe është e detyruar të bëjë koalicion? Absolutisht që jo! Bile shpejtojnë për ta uruar. Përse krijojmë domosdo një standard të ri shqiptar, vetëm që ky t’i vijë në ndihmë një politikani dhe bëjmë kësisoj një butafori politike të pashoqe duke degraduar keqas jo thjesht e vetëm mesazhin, por edhe pjekurinë politike tonën. Ja ku është rasti gjerman, nuk i penalizon asnjeri ta thonë çfarë të duan, por nuk shkojnë deri në aventurizma të tilla sa të bëhen karagjozë e qesharakë, t’u degradohet keqas autoriteti mbi opinionin publik. Paralelet mund të ndërtohen, por janë shumë të bindur që ato nuk funksionojnë, dhe nuk gabojnë të shkojnë deri aty. Ndërsa këtu abuzojnë keqas me autoritetin që kanë krijuar dhe vihen në shërbim të njërit apo tjetrit, duke bërë harakiri mbi opinionin publik dhe duke u përpjekur të retushojnë imazhin e dëmtuar të liderit, avokatinë e të cilit kanë marrë përsipër ta bëjnë gati-gati përdhunisht. Përzierja e rezultatit të fituesit me atë të humbësit dhe zvogëlimi i të parit nuk bëhet në rastin tonë pa qëllim. Kjo është një përpjekje tjetër në ndërtimin e alibive që i duhen lidershipit socialist për t’u maskuar në humbjen e radhës, pavarësisht se kërkon nga eksponentë publikë pohime e konkluzione të kundërta mbi realitete të njëjta. Destruktimi i bërë nga një ose disa personazhe të njohur, me apo pa interesa direkte, sjell vetëm imazhe pështjelluese por që nuk kanë vlerën e argumentit, pasi është tek dera rasti gjerman, ashtu siç janë të panumërta referencat nga bota demokratike që përpiqemi t’i ngjajmë. Na pëlqen apo jo , Berisha është fitues i zgjedhjeve ashtu si edhe bashkëqeverisësit e tij, të cilët janë rreshtuar me fituesit dhe nuk mund të konsiderohen humbës. Se në fund të fundit janë pjesë e pushtetit dhe ky është objektivi numër një i çdo force politike. Tjetër gjë krejt është analiza në u arritën të gjitha synimet, çfarë numrash u pretendua dhe çfarë u realizua, a janë ato në përputhje me objektivat e partisë, cilat qenë shkaqet e shumë të tjera si këto. Por që PD dhe LSI janë fituese, kjo nuk ka dyshimin më të vogël deri sa ata arrijnë të formojnë koalicionin qeverisës. Humbësit nuk mund të formojnë koalicion qeverisës.