Haradinaj: 1 Tetori të jetë Dita e Studentëve të Kosovës
“Më 1 Tetor të vitit 1997 në gjirin e Universitetit të Prishtinës ndodhi nisma e madhe, e guximshme, vizionare dhe me gjurmë në historinë tonë më të re, në prag të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne sot e kujtojmë me respekt këtë ngjarje, e nderojmë guximin dhe vizionin studentor të kohës dhe të gjithë ata studentë e profesorë që sot nuk janë mes nesh, që ishin pjesë e lëvizjes së studentëve, e që, më pas, si pjesë e luftës së UÇK-së, ranë për lirinë e vendit”, ka thënë lideri i AAK-së.
Në të njëjtën kohë, në shenjë nderimi për këtë ditë të rëndësishme në historinë tonë më të re kombëtare, krahas datave të mëdha të viteve ’90, kryetari Haradinaj kërkon nga organet përgjegjëse të Universitetit të Prishtinës dhe nga institucionet e vendit që 1 Tetorin ta jetësojnë si Ditë të Studentëve të Universitetit të Prishtinës dhe si të tillë ta shënojmë në çdo fillim të vitit akademik në vend. /Telegrafi/