E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE me angazhim afatgjatë për zhvillimin e Kosovës

Lyrvall, përshëndeti kontributin amerikan si një komponent kritik, që Bashkimi Evropian e vlerëson shumë.

“BE ja do të vazhdojë angazhimin afat gjatë në zhvillimin e Kosovës. Fakti që BE ja është e ndarë lidhur me statusin e Kosovës nuk e parandalon Bashkimin që të jetë plotësisht i angazhuar në zhvillimin politik e ekonomik të Kosovës. Shihet qartë se është në interesin e BE së që Kosova të zhvillohet si gjithë pjesa tjetër e rajonit. Ne shpresojmë që Kosova të ndërmarrë hapat e duhura e të nevojshme drejt integrimit evropian”, tha diplomati suedez.  Ai këto komente i bëri në Kongresin amerikan gjatë një seance të Komisionit të Helsinkit lidhur me sfidat, me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor. /VOA/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›