A ia vlen barra qerane z.Arvizu
Ne rreth 20 vite shqiptaret me zor mbajne mend ndonje rast kur eshte mbyllur ambasada amerikane apo te jene paralajmeruar shtetasit amerikane per rreziqe ne Shqiperi gjate nje proteste etj. Kjo sjellje e matur ka qene nje arsye me shume per besimin e madh qe shqiptaret kane tek serioziteti i nje vendi te madh si SHBA-te.
Por ajo qe eshte bere kaq rralle ne 20 vite po ndodh thuajse rendom keto javet e fundit sa here opozita ne kete vend njofton protesta. Edhe dje Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes u ka bere prape thirrje qytetareve amerikane qe te kene kujdes etj etj gjate zhvillimit te protestes se opozites. Sa qytetare amerikane ka ne Shqiperi valle shte e veshtire te lajmerohen ata pa bere deklarata publike Nese po cili eshte qellimi i ketyre deklaratave
A behen te tilla ne vende te tjera te Europes kur njoftohen protesta Dhe cfare eshte kjo mungese serioziteti me tekstin e deklaratave qe dalin nga ambasada amerikane U leshua dje ne mesdite nje deklarate per kujdes ne deklaraten e PS-se disa ore me vone erdhi nje tjeter tekst nga ambasada i korrigjuar ku hiqeshin ca fjali dhe shtoheshin ca te tjera . Shtohej nje paralajmerim i dyte per kujdes edhe ne protesten e PD-se me 20 shkurt . Dukej sikur dikush u kish thene Ej futni dhe ata te PD-se se po ben muuu qe po mbani ane.
Edhe disa dite me pare u korrigjua nje deklarate e padegjuar me pare e ambasadorit ne fjale per korrupsionin ne Shqiperi. Edhe nje deklarim i meparshem per nje burre shteti qe mbiu ne Tirane u tha se ishte leshuar ne nje kontekst te caktuar etj etj.
Nuk dime nese ambasadorit amerikan ia shkruajne apo ia perkthejne gjerat te tjeret apo vete ai behet pishman e i rishkruan apo ndoshta e ngaterron Shqiperine me nivelin e Uzbekistanit ku ka punuar me pare apo ndoshta gjithe kjo sjellje fsheh poshte ndonje gje me te ulet se thjesht real-politika por duhet thene qe keto deklarime pergenjeshtrime e rideklarime nuk jane aspak serioze.
Shqiptaret e dine qe te huajt mund te luanin nje rol te jashtezakonshem ne kete moment. Ne vecanti kete rol mund ta luanin amerikanet dhe kjo per nje mori arsyesh qe lidhen me rrjedhen e zhvillimeve shqiptare gjate 20 viteve te fundit apo me fuqine e tyre per te kondicionuar e zbutur sjelljen e kryeministrave lunatike te provincave te botes. Mirepo tek perfaqesuesi i rradhes i SHBA-ve ne Tirane publiku shqiptar nuk po gjen asgje te tille.
Perkundrazi piaca eshte ulur aq shume sa po na duket sikur po flet ndonje drejtor i administrates se Berishes dhe jo nje diplomat. Per te ardhur keq qe ne nje vend si Shqiperia ku SHBA-ne me te vertete e duan dhe e respektojne te gjithe te kete nje nivel te tille perfaqesimi.
Ne redaksine e Shekullit nuk kane te reshtur keto dite letrat dhe emailet e protestes ndaj deklaratave te tij. Me poshte po shtojme nje pjese nga nje leter e nje prej lexuesve tane ne Shekulli Online Zotrinj te Ambasades se SHBA-ve Tragji-komike kjo thirrje juaja ndaj shtetasve amerikane Nuk jemi aq naive sa te mos kuptojme se keto thirrje jane per dekurajuar pjesemarrjen ne demostrate. Jo zoterinj mos shperndani thirrje te tilla ndaj amerikaneve
Shqiptaret e cdo krahu politik jane miqte tuaj ndoshta nga me besniket qe ka njohur historia e shtetit Amerikan.
Shqiptaret e kane treguar me vepra kete simpati qe me ardhjen e ish-Ministrit Bejker kur ai u prit ne Tirane si askund tjeter ne bote. Shqiptaret priten si askund tjeter me nderimet me te medha edhe ish-Presidentin Bush pamvarsisht se vete populli Amerikan e quante ate Presidentin me me pak Popullaritet te Amerikes ne histori.
Pranuam edhe ironine e agjensive te lajmeve qe deklaronin se nje Pritje e tille Bushit nuk i ish rezervuar askund ne Botebile as as ne Teksasin e tij Zoterinj Shqiptaret sot demostrojne per te drejtat e tyre te neperkembura nga nje Qeveri e korruptuar deri ne kocke Ata nuk mund te aprovojne deklaratat jo serioze dhe qe nuk i pergjigjen se vertetes per politikanin me klloun e me te papergjegjshem qe ka njohur Shqiperia ndonjehere.
Kur e quani burre shteti kete vrases te Demokracise se brishte shqiptare mos pritni duartrokitje. Shqiptaret jane nje popull i vogel por shume i vemendshem ndaj miqve te sinqerte. Ata nuk kerkojne asgje prej jush vecse te zbatoni per demokracine shqiptare standartin qe keni ne vendin tuaj dhe jo dy standarte nje per vehte dhe nje per te tjeret e sidomos kur ky tjetri ju ofron nje miqesi te denje dhe te sinqerte..
Kjo eshte vetem nje nga qindra letra qe lexohen ne Shekulli Online.
Per fat te keq per here te pare ne Shqiperi ka nje lloj fryme revolte popullore ndaj nje perfaqesuesi amerikan. Nuk ka ndodhur kurre me pare qe SHBA-te te shihen me antipati ne Shqiperi.
Jemi vertet vend i vogel por kur mendon qe jemi i vetmi popull pro-amerikan i rajonit cdo ndjenje e tille perben nje problem qe i tejkalon disa here interesat e nje njeriu apo te nje momenti. Sic e kemi theksuar edhe here te tjera ambasadori amerikan ka axhenden e tij dhe krizen nuk mund ta zgjidh ai por vete shqiptaret.
Por kjo nuk do te thote qe SHBA-te ti lejojne vetes te humbin - apo qofte edhe te ndajne me dysh ne ndjenjen filoamerikane - te vetmen shoqeri totalisht pro tyre ne rajon. Kjo do ishte e tepert. E per cfare gjithe ky risk Per te mbrojtur nje karte te djegur si Berisha. A ia vlen barra qerane z.Arvizu