A ishte gripi H1N1 vërtetë pandemi?
Ndërsa 193 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë takohen në Gjenevë të Zvicrës, kanë nisur që të ngrihen pikëpyetje në lidhje me mënyrën se si ky organizëm e përballoi pandeminë e gripit H1N1.
Madje këto pikëpyetje janë në krye të agjendës së takimit. Kohët e fundit ka pasur një numër gjithnjë e më të madhe ekspertësh që po vënë në dyshim faktin se bëhej fjalë për një pandemi.
Zyrtarët e organizatës prej vitesh kanë paralajmëruar se pandemia e një gripi me përmasa globale ishte vetëm çështje kohe.
Disa ekspertë mendonin prej kohësh se pas gripave të mëdha të shekullit të kaluar, një tjetër do të ndodhte sërish.
Ndaj edhe para shpërthimit të gripit u morën masa nga shtete të ndryshme për blerje vaksinash e sendesh të tjera parandaluese.
Por kur u shpall pandemia, nisën edhe dyshimet e para me përmasat e saj reale.
Sipas disa mjekëve, bëhej fjalë për një grip të lehtë e jo për një pandemi të përmasave globale.
Shumë akuza kanë të bëjnë me atë që mund të fshihet pas deklarimit të pandemisë, që në rastin më të mirë mund të ketë qenë një marrëveshje me firmat farmaceutike për shitje medikamentesh e fitimin e miliarda dollarëve.