Shangai, kryeqyteti i ri i botës?

Për qytetin më dinamik, kosmopolitan dhe arrogant të Kinës, kjo është me të vërtetë një periudhë feste. Pas një dekade të ngrirë si pasojë e themelimit të Republikës Popullore nga Mao Ceduni në vitin 1949, Shangai po rikthehet fuqishëm si qendra botërore e tregtisë dhe e kulturës. Këtë vit Shangai, si vendi mikpritës i Expo 2010, është në qendrën e vëmendjes së të gjithë botës. Panairi u hap më 1 maj dhe pritet të ketë mbi 70 milionë vizitorë në gjashtë muajt e ardhshëm.
Stili i Shangait është t'i bëjë gjërat e mëdha. Me një popullatë prej 19 milionë banorësh, është një nga metropolet më të mëdha në planet. Mbi 750 kompani të huaja multinacionale kanë zyra në këtë qytet. Linja e horizontit numëron më shumë se 30 ndërtesa mbi 200 metra të larta. Po të kalosh nëpër disa rrugë të caktuara, mund të imagjinosh se ndodhesh në qendër të Manhatanit. Është aq i mahnitshëm saqë kur vizitoi qytetin në vitin 2007 për të ndjekur MTV Style Gala, Paris Hilton u detyrua të pranonte: "Shangai duket si e ardhmja".
Megjithatë, Shangai është ende duke u përpjekur të përcaktojë se si do të jetë e ardhmja. Pavarësisht gjithë atyre parave (lokale dhe të jashtme), ndërtimeve dhe rindërtimeve, profilit ndërkombëtar, krenarisë dhe vetëbesimit që gjithë këto gjëra rrënjosin, mund të kuptosh shumë lehtë nga shumë qytetarë të Shangait se qyteti vuan nga një krizë e thellë identiteti. Kjo krizë rrotullohet rreth pikëpyetjes nëse duhet ruajtur apo jo e shkuara dhe jo vetëm për strukturën fizike, por edhe për atë çfarë gjithmonë e ka bashkuar dhe njëkohësisht e ka veçuar Shangain nga pjesa tjetër e Kinës. "Nga njëra anë, kushtet e jetesës janë më të mira se më parë", thotë novelisti i mirënjohur Qiu Xiaolong, i cili i ka bazuar librat e tij në Shangain e viteve 90-ta. "Në të njëjtën kohë, njerëzit ndihen disi të humbur. Në librat e mi njerëzit uleshin përpara shtëpive të tyre shikumen (me derë prej guri) dhe bisedonin me njëri-tjetrin. Në ditët e sotme njerëzit mbyllen brenda ambienteve me ajër të kondicionuar. I duan gjërat të jenë më të mira, por ende nuk dinë nëse duhet të shikojnë para apo pas", shton ai.
Shangai ka qenë këtu edhe më parë. Peshkimi dhe porti tregtar kinez fitoi famë botërore në mes të shekullit XIX, kur pas Luftës së Parë forcat britanike e hapën qytetin për tregti të jashtme. Britania, Franca dhe SHBA-ja zhvatën koncesione. Investimet filluan të buronin dhe bizneset e jashtme ndërtuan tempuj të pafund tregtie përgjatë Bundit, vija e ndërtesave të shek 20 përgjatë Lumit Huangpu. Popullsia e të huajve u rrit deri në 70.000 në vitin 1932 dhe u dyfishua në dekadën pasuese për shkak se rusët që arratiseshin nga regjimin stalinist dhe hebrenjtë që u shpëtonin nazistëve, u strehuan në këtë qytet.
Shangai i vjetër njihej më parë si Parisi i Lindjes për kosmopolitanizmin e tij, por në të vërtetë ishte më ndërkombëtar se çdo vend tjetër i botës.
Të gjitha këto u përgjysmuan për shkak të regjimit komunist të vendosur në vitin 1949, kur komuniteti i huaj u arratis në masë dhe banorët e Shangait u dërguan nëpër provinca për të ndihmuar në zhvillimin e industrisë kombëtare. Kina më pas u mbyll për tri dekada rresht, por mondaniteti i Shangait nuk u shua kurrë plotësisht.
Ylli i spektaklit Cao Kefan, i cili është diplomuar në Universitetin St. John's në vitin 1949, kujton se si babai i tij i mësonte anglisht dhe japonisht kur ishte fëmijë, atëherë kur gjuhët e huaja nuk ofroheshin më në shkolla.
Pas vitit 1949, qytetarët e Shangait mësuan disa leksione të dhimbshme poshtërimi, sidomos nga ana e Pekinit. "Kur studioja në Pekin në fund të viteve '70-ta dhe në fillim të viteve '80-ta, komplimenti më i mirë që kam marrë nga një shok klase ishte se nuk dukesha sikur vija nga Shangai", thotë Qiu, novelisti i cili është rritur në Shangai dhe tani jeton në SHBA. "Ishte diçka negative". Në ditët e sotme kur çdo ide inferioriteti është zhdukur, shumë njerëz në Shangai kanë nostalgji për madhështinë nga e kaluara. "Zemra e njerëzve në Shangai tashmë po i rikthehet shkëlqimit të viteve '30 dhe '40. Të gjithë duan t'i kthehen lavdisë së atëhershme", shton Qiu.
Lavdia e mëparshme e Shangait erdhi si nxitje e Perëndimit. Tani Shangai po e rikthen atë sipas mënyrës së saj dhe kjo është arsyeja e interesit të lartë për kulturën dhe gjuhën lokale. Në dhjetor, kur dy prezantues të një emisioni në radio "Moving 101" po bisedonin me njëri-tjetrin në dialektin e Shangait midis pauzave të këngëve, një dëgjues dërgoi një letër ankimimi duke shprehur neverinë e tij për këta dy njerëz që nuk flisnin gjuhën standarde Mandarin. Për kënaqësi të spikerëve të tij, drejtori Xiao Jun iu përgjigj dëgjuesit duke i thënë se bënte mirë të largohej nga qyteti. Edhe emigrantët shekullorë ndihen të përjashtuar. "Jetoj këtu prej shumë e shumë vitesh", thotë Beryl Wang, një dizajner 50-vjeçar nga Tajvani, i cili zotëron një dyqan modern. "Por, për shkak se jam i jashtëm vazhdoj të ndiej se njerëzit më trajtojnë ndryshe". Wang qëndron aty pasi qyteti ofron atë lloj shansi që nuk mund ta gjesh askund tjetër. "U dashurova pas energjisë shpërthyese të Shangait", thotë ajo.
Ky është qëndrimi që pretendon se do ta bëjë Expon e Shangait një ekstravagancë të veçantë. Organizuesit e ngjarjes janë të bindur se ky nuk është thjesht një çështje tregtare. Panairet botërore mund të jenë vërtet thjesht një unazë që tani është në dorën e tyre, por ashtu siç bëri edhe me Lojërat Olimpike në Pekin, Kina po mirëpret me zemërgjerësi edhe Expon. Në 5 kilometra katrorë të ish-zonës portuale në jug të qendrës së Shangait qëndrojnë më shumë se 100 pavijone.
"Shumica e kinezëve nuk kanë mundësi të udhëtojnë jashtë shtetit", thotë Wu Jianmin, ish-ambasador i Kinës në Francë, i cili promovoi edhe ofertën e Kinës për panairin Expo 2010. "Por, me anë të Shangai Expo, ata kanë mundësi të shikojnë me sytë e tyre se si është zhvilluar bota".
Por, me vrapin e vet të shpejtë drejt së resë, Shangai po humb ato gjëra thelbësore që e bënin unik.
"Ana negative i gjithë këtij modernizimi është se në 18 muajt e fundit ndoshta kemi humbur më shumë nga ndërtesat tona të vjetra, seç mund të kishim humbur në një shekull", thotë shkrimtari Paul French, i cili prej vitesh jeton në Shangai. (Time)