E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet avioni në Indi, 160 viktima

Incident i rende ajror ne Indine e larget. Nje avion pasagjeresh i linjes ajrore “India”, i cili vinte nga Dubai me 166 pasagjere ne bord, u rrezua gjate fazes se uljes ne aeroportin e “Mangalore”. Skuadrat e shpetimit kane rekuperuar trupat e karbonizuar te 60 pasagjereve te avionit “Boeing 737”.

Sipas informacioneve te fundit, bilanci i viktimave eshte 160 te vdekur, mes te cileve 19 femije dhe 4 te sapolindur.
Per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhen trupat, procesi i identifikimit te kufomave duket mjaft i veshtire.Autoritetet lokale njoftojne se nga incidenti, i cili ndodhi teksa avioni po ulej ne piste, kane mbijetuar vetem 6 persona.

Avioni ne flake ka tejkaluar pisten e uljes, disa pengesa dhe eshte perplasur me pas me nje mur. “Eshte nje katastrofe e tmerrshme” u shpreh ministri indian i Transporteve, Acharya, per mediat.

Imazhet e televizionit indian tregojne per gjashte te mbijetuar, mes te cileve nje femije. Me pare, burime te forcave policore kishin bere te ditur se te gjithe personat te cilet ndosheshin ne bordin e avionit kishin humbur jeten. Ne momentin e aksidentit, rreth ores 6:00 te mengjesit sipas ores lokale, shikueshmeria nga avioni ka qene shume e paket per shkak te ererave. Avioni i ulur ne nje pike shume te avancuar te pistes ka goditur gardhin e me pas ka marre flake.

Nderkohe ekipet e shpetimit vazhdojne ende kerkimet per zbardhjen e ngjarje.

Adela Zeza
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 22 maj 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›