E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të investohet Shqipëria i rezistoi “Cunamit ekonomik”

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ftoi investitorët e huaj në Shqipëri duke i agarantuar ata se do të kenë sukses në zhvillimin e biznesit pasi Shqipëria i rezistoi sipas tij “Cunamit të ekonomisë botërore”.
Gjatë fjalës së mbajtur në një Konferencë Rajonale mbi Ekonomike, kreu i Qeverisë Berisha konfirmoi edhe njehere se Shqiperia ka interes per energjine atomike ndersa vuri ne dukje se po plotesohet kuadri ligjor për shfrytëzimin e saj.
në këtë kuadër, Berisha ftoi sot, investitorët e huaj të investojnë në sektorin e energjisë dhe atë turizimit në Shqipëri, si dy sektorë kusipas tij, vendi ynë ofron potenciale të mëdha.
“Qeveria shqiptare është tërësisht e vendosur për të promovuar dhe ofruar rritje ekonomike të qëndrueshme. Ju siguroj që ju do të keni një histori suksesi në këtë vend, për të zbatuar projektet tuaja".

Berisha theksoi se Shqipëria përdori reforma efektive të cilat ndihmuan vendin të kalojë pa pasojë krizën ekonomike.
“Ne përdorëm reformat të mëdha dhe i rezistuam cunamit ekonomik, ju zbatoni projektet tuaja në Shqipëri sepse ju garantoj se do të keni sukses”, tha Berisha duke iu drejtua pjesëmarrësve në konferencë.

"Shqipëria në këtë moment përfaqëson një shpresë për shkak të rritjes së saj ekonomike, performancës dhe entuziazmit të saj ekonomik". Ne po vazhdojmë revolucionin fiskal", tha kryeministri Berisha.

Kreu Iiqeverisë tha gjithashtu se Shqipëria ka bërë hapa para në lehtësirat për biznesin. Ai përmendi lehtësimin e procedurave për lejet dhe licencat, ndryshimet në ligjin për falimentimin dhe një sërë reformash të tjera.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›