A jemi gati të vdesim për Shqipërinë?
Shumë polemika ka hapur ftesa që bëri NATO për Shqipërinë ditën e djeshme. Shumë gazeta të huaja mbajnë një qëndrim paksa të çuditur për këtë vendim të NATO-s, përkundrejt Shqipërisë. Një nga gazetat italiane “Il Giornale”e ka titulluar artikullin ditën e sotme “A jemi gati të vdesim për Shqipërinë?”. Shekulli ka paraqitur këtë artikull për të mësuar qëndrimet e të huajve ndaj këtij vendimi kaq të rëndësishëm për Shqipërinë. Është një artikull kritik ndaj NATO-s duke pyetur se cilat janë interesat që po mbron NATO-ja. Dyshimi në këtë rast vazhdon artikulli është i ligjshëm duke pasur parasysh zhvillimet e fundit. Artikulli kritikon vendimin e Aleancës dhe të qeverive të mëdha dhe të shteteve anëtare që po sillen sikur çështjet ushtarake të ishin të panjohura nga bota reale. Pastaj aty shpjegohet se që të vlerësosh impenjimin e trupave ushtarake të një vendi duhet të vlerësosh edhe luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës, të impaktit ekonomik të atyre vendeve që duan të bëhen anëtare të NATO-s. e megjithatë kjo nuk ndodh pasi duket sikur NATO-ja po merr vendime për të favorizuar grupet dhe organizatat më të mëdha kriminale. Il giornale shkruan se tani Shqipëria ka marrë ftesën për anëtarësim në NATO së bashku me Kroacinë. Të gjithë e dimë se Shqipëria është motra e Kosovës, nga ana kulturore sigurisht, por është motra e saj edhe për disa trafiqe të pista., ashtu siç dihen në Puglia. Sipas statutit të NATO-s çdo vend anëtar është i detyruar t’i sigurojë ndihmë vendeve të tjera të anëtarësuara. Në artikull bëhet një pyetje provokuese: “Po ne italianët a jemi gati të vdesim për Tiranën?”. Dukë pasur parasysh këndvështrimin strategjik hyrja e Shqipërisë është influente pasi ajo pjesë e detit shqiptar është në zotërim të Greqisë, Italisë dhe tani së fundmi të Kroacisë. Nisur nga kjo pyetja është A ishte e domosdoshme hyrja e Shqipërisë në NATO? Duke bërë një përmbledhje artikulli përfundon : NATO-ja nuk ndërhyn në Afganistan, në Kosovë dhe Shqipëri në ato aktivitete kriminale që ndërfuten në shoqërinë tonë dhe që policitë e shteteve anëtare hasin shumë vështirësi në luftimin e tyre. A nuk është kjo pa kuptim?