E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka anë tjetër Berisha?

Share

Në një nga faqet e shumta rozë që u shtohen të përditshmeve të Tiranës në fundjavë, shihej sot edhe kjo foto, në lajmin e shkurtër shoqërues të së cilës, shkruhej mes të tjerash:

“ Me sa duket, ka edhe në jetën e zotit Berisha momente kur pamjes së ashpër, ia zë vendin një imazh disi më i butë, sidomos kur është në ambiente të rinjsh. Siç ndodhi fundjavën e kaluar, kur preferoi ta shohë ndeshjen finale Itali-Spanjë mes të rinjsh të Forumit Rinor të PD-së. Ja p.sh. një mimikë e tij,  të cilën kushedi se kur mund tju bjerë rasti ta shihni përsëri. Është pranë këngëtares Greta Koçi dhe është tërësisht i përkushtuar që të dalë i buzëqeshur në foto me të. Dhe siç e shihni, ia ka dalë për bukuri”. I kishin vënë titullin: “Ana tjetër e Berishës”.

Vërtet, a ka “anë tjetër” Berisha?

respublica.al

http://respublica.al/artikuj/2012/7/9/a-ka-ane-tjeter-berisha

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›