Ristani çon sekretaren për të raportuar në Kuvend
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, duhej të raportonte sot përpara Komisionit të Ligjeve. Raportimi i tij pritej me shumë interes nga mediat. Por përballë ligjvënësve dhe medias ka dalë sekretarja e KQZ, Aljona Mancaku. Një fakt i tillë ka zemëruar përfaqësuesit e opozitës, që ishin përgatitur për debat me Ristanin. Por ky i fundit i ka bërë bisht përballjes. Deputetët e opozitës thonë se të paktën në Kuvend duhej të raportonte nënkryetari, por jo sekretarja.
Vetë Ristani pranoi në një intervistë përpara pak ditësh se ka bërë gabim me vendimin e ndërmjetëm për numërimin e votave të hedhura gabim në Tiranë.
Ambasadori danez në largim, Karsten Jensen, pati deklaruar se nuk e kupton se si Ristani qëndron akoma në detyrë pas kritikave që iu bënë në raportin e ODIHR.