A ka dritë në fund të tunelit për opozitën
Autori i Lajmit: Nga Zamir Alushi
A ka dritë në fund të tunelit për opozitën? Kjo pyetje shtrohej, dje kur deputetët e PS-së shkuan te gryka e Tunelit të Thirrës, ndërkohë që po dje ambasadorët e BE-së i kanë hapur semaforin jeshil Tiranës për marrjen e statusit kandidat të BE-së. Mazhoranca i ka përqendruar përpjekjet te diplomacia, ndërsa opozita ka në dorë parullat e protestës. Fitoret diplomatike janë flamuri i kapur fort nga kryeministri Berisha për të eklipsuar akuzat e opozitës për manipulime elektorale, keqqeverisje dhe korrupsion. Dukshëm, opozita e brejtur edhe nga lufta e brendshme politike, ka humbur terren.
Por, Edi Rama është negociator i fortë, ai ka për të qëndruar në idenë e bojkotit deri në minutën e fundit, derisa mazhoranca të bëjë koncensione të konsiderueshme. Në një situatë të ngjashme ka qenë kryetari i PS-së edhe në zgjedhjet e kaluara vendore, kur për shkak të certifikatave u shty edhe data e zgjedhjeve. Rama bëri marrëveshje dhe përcaktoi kushtet e lojës. Edhe në marrëveshjen e hartimit të Kodit Elektoral, stafi i ngushtë i Ramës tregoi përgatitje të lartë psikologjike dhe mori maksimumin për PS-në. Në Korçë Rama i ka bërë një kërcënim real Berishës kur i tha se do të kërkojë rrëzimin e tij pas investigimit të kutive. Në fakt, ajo mund të interpretohet edhe si një kërkesë për marrëveshje, duke i treguar kundërshtarit se deri ku mund të shkojnë gjërat në këtë rrugë.
Opozita eshtë e ndërgjegjshme se ka disa armë në duar, ato janë protestat, bllokimi i reformave të drejtësisë, për rrjedhojë edhe të disa institucioneve kushtetuese. Kushtëzimi i hyrjes në Parlament me investigimin e zgjedhjeve mund të bllokojë dhe lërë pezull të dyja proceset, liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit të kandidatit për në BE. Pikërisht me këtë shqetësim ndërkombëtarët po bëjnë presion në të dy krahët. Pavarësisht se bojkoti është kritikuar, ka një “por” që ndiqet nga kërkesa për zgjidhje të krizës politike në vend. Ndërkaq PS duhet të bëjë edhe disa prova për ngritjes e zërit të saj diku më lart. Lufta e opozitës, megjithëse është bërë pjesë e mediave dhe opinionit, nuk ka ndikimin që pritej në popull, për shumë faktorë. Liria dhe të drejtat që rrjedhin prej saj nuk janë bërë akoma traditë, aksionet për mbrojtjen e lirive kanë mbetur kauza të një grupi të vogël njerëzish që merren me mediat dhe me OJF. Po kështu “mbrojtja e votës” ka mbetur një rit i militantëve të partive, që janë ndërkohë vetë partizanët e katranosjes së zgjedhjeve në vite. Kujtojmë zgjedhjet e 26 majit 1996, të cilat me gjithë kompaktësinë e opozitës për të denoncuar manipulimin edhe me përplasje në shesh me policinë e Berishës, nuk arritën të bëhen çështje mbarëpopullore. Vetëm kriza e fajdeve, humbja e sasive të mëdha të parave në skemat piramidale, do të çonin në protesta masive popullore apo kryengritje. Prova për të treguar forcën opozitare do të jetë protesta në Sheshin “Skënderbej” më 20 nëntor. Kështu do të afrojë ora e bisedimeve. Ato do të ndodhin vetëm nëse rrezikohet pushteti i Kryeministrit. Ky pushtet nuk është vetëm çështje kartonësh në Parlament, por edhe rrethana dhe pamundësi praktike për të qeverisur. Nga këto negociata që do të zgjidhin krizën politike dhe institucionale varet, jo vetëm fati politik i opozitës, por edhe i demokracisë. Prandaj presioni ndërkombëtar i ditëve të fundit ka qenë për gjetjen e kompromisit në mes të palëve.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009