“Taçi Oil dhe Qeveria të paguajnë punonjësit”
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti takoi dje një përfaqësi të punonjësve të dalë në reformë nga privatizimi i ARMO-s. Punonjësit shprehën shqetësimin që janë paguar vetëm për 8 muaj si asistencë pas privatizimit. Ata kërkuan të paguhen dhe për 4 muaj, si dhe të paguhen për vjetërsinë në punë sipas vendimit të qeverisë mbi privatizimin e ARMO- s. Ministri Prifti sqaroi ish-punonjësit se njihet me çështjen dhe se gabimet teknike në llogaritje të bëra nga ARMO (shtetërore) dhe METE në kohën e privatizimit kanë sjellë problemet në pagesa. Megjithatë çështja është drejt zgjidhjes. Në një marrëveshje që pritet të firmoset mes METE dhe kompanisë Taçi Oil, parashikohet që Taçi Oil dhe Qeveria të paguajnë faturën përkatëse për të përmbushur këtë detyrim të merituar ndaj punonjësve të dalë në reformë. Marrëveshja ishte parashikuar të firmosej javën e kaluar, por për shkak të problemeve ligjore të, Rezart Taçi mbeti pa firmosur. METE i garanton ish punonjësit e ARMO-s që pavarësisht nga zhvillimet me presidentin e Taçi Oil, detyrimi ndaj tyre do të shlyhet brenda vitit 2009.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009