Ksera: Rritje e asistencës dhe 13 mijë vende pune më 2010
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Asistenca për familjet e varfra do të rritet me 14 % në vitin 2010. Të gjitha kategoritë do të përfitojnë nga rritja e ndihmës ekonomike. Lajmi është bërë i ditur dje nga vetë ministri i Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Spiro Ksera. Sipas tij projekt-buxheti i vitit 2010 për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, është më i madhi i akorduar ndonjëherë, veçanërisht për programet që mbështesin grupet në nevojë.
Rritja
Sipas programeve që zbaton MPÇSSHB-ja në fushën e mbrojtjes sociale buxheti do të jetë në masën 18.6 miliard lekë, nga 16.5 miliard në vitin 2009, ose 14% më shumë. Fondet sipas programeve do të ndahen për pagesën e personave me aftësi të kufizuar e cila do të jetë në masën 11.442 miliardë lekë nga 9.2 në vitin 2009, ose 24% më shumë; ndihma Ekonomike të jetë në masën 5.2 miliard lekë, nga 4.2 në vitin 2009. ose 24% më shumë.
Arritjet
Në zbatim të Ligjit “Për ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, të strategjive dhe objektivave për integrimin në BE, në Projektbuxhetin e vitit 2010, për llogaritjen e fondit të Mbrojtjes Sociale, Qeveria shqiptare është mbështetur në: uljen e rasteve abuzive në skemën e NE dhe të pagesave të aftësisë së kufizuar; forcimin e kritereve për vlerësimin e aftësisë së kufizuar; garantimin e përfshirjes dhe mosdiskriminimin e individëve dhe familjeve në nevojë dhe përfshirjen në skemë; mbështetje për familjet në varfëri ekstreme.
Punësimi
Fuqizimi i tregut të punës dhe rritja e punësimit do të jetë një tjetër prioritet i Ministrisë së Punës për vitin 2010. Tregues i saj është edhe buxheti i akorduar për tregun e punës, i cili kap shifrën e 319 milionë lekëve, ose 30% më shumë se buxheti i akorduar për vitin 2009. “Objektivat tona për vitin 2010, janë realizmi i 13 mijë ndërmjetësimeve për punë dhe ofrimi i formimit profesional për 7 500 persona vetëm në qendrat publike. Duke marrë parasysh edhe politikat e Qeverisë për rritjen e investimeve në infrastrukturë, bujqësi, energjitikë, turizëm si dhe përshkallëzimin e masave për lehtësimin e biznesit, jemi të bindur se, që vitin e ardhshëm rritja e punësimit do të jetë reale, po ashtu edhe ulja e papunësisë,” tha dje ministri Ksera.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009