Pasurimi i Anglo-Adriatika, si u mblodhën bonot me 13.5 për qind të vlerës
Autori i Lajmit: Redaksia
Fondi i investimeve Anglo-Adriatica ua mblodhi 45 mijë familjeve shqiptare bonot e privatizimit me 13.5 për qind të vlerës. Bëhet fjalë për 120 milionë dollarë, e konvertuar në vlerën e sotme të dollarit, kjo shumë do të ishte edhe më e madhe, rreth 160 milionë dollarë (në kohën, kur janë mbledhur bonot e privatizimit, dollari kuotohej me 133 lekë). Aktualisht, askush nuk e di se, ku kanë shkuar paratë e futura në këtë fond investimesh, që u zhduk pa lënë gjurmë. Anglo-Adriatic Investment Fund, drejtohej nga Ganley Group, një irlandez i pasur që edhe sot e kësaj dite jeton në Irlandë, pa u shqetësuar për abuzimet që kreu me fondin e tij në Tiranë. Ai mori licensën e parë për ushtrimin e një aktiviteti të tillë, më 23 prill 1996. Ganley Group kishte 90% të aksioneve të Anglo-Adriatic dhe 10% ishin në zotërim të Rothschild Emerging Markets. Kompania fizikisht nuk ndodhet më në Shqipëri, por ligjërisht ajo vazhdon të jetë e regjistruar në regjistrin tregtar në Gjykatën e Tiranës dhe në Degën e Tatimeve. Në mes të vitit 1995, ai futet për herë të parë në Shqipëri, ku ftohet vetë nga Presidenti Berisha, në një forum që ky i fundit pati në Londër muaj më parë. Themelon për herë të parë një Fond të Investimeve që e quajti Anglo-Adriatic Investment Fund, duke hapur disa filiale nëpër Shqipëri dhe duke investuar 2 milionë dollarë në këtë proces. Degjenerimi i mëtejshëm piramidal dhe ekonomik i Shqipërisë, bëri që Ganley të largohet nga Shqipëria, duke u kthyer përsëri në shtator të vitit 1997, pas një takimi që pati me Kryeministrin Nano në Londër dhe ky i fundit e nxiti që të rikthehej dhe të vazhdonte mbledhjen e bonove të Privatizimit, pasi qeveria socialiste do ta stimulonte në disa fusha ekonomike. Ndërkohë, situata ekonomike kishte mbetur në vend dhe Ganley mbyll veprimet e tij financiare, duke bllokuar të tërë shumat e tij në vlera aksionesh që janë rreth 120 milionë Dollarë në Bankën e Kursimeve, bankë e cila ka kontratë me Ganley Group dhe Anglo Adriatikën dhe vetëm për ruajtjen e depozitave në këtë bankë, Anglo-Adriatik i paguante kësaj banke një komision mirëmbajtjeje prej 4 mijë USD në muaj sipas kontratës, vlera e Bonove tashmë quhej vlerë e Aseteve të Aksioneve të Fondit Anglo-Adriatika dhe quhej pjesë përbërëse e Aseteve të Bankës së Kursimeve. Një fakt i çuditshëm është se, aktiviteti i kompanisë, i pasqyruar në faqen zyrtare të saj, nëpërmjet njoftimeve për shtyp, vazhdon të listojë njoftime të vitit 2000 dhe asnjë të tillë pas këtij viti. Afati i skadimit të bonove të privatizimit dhe letrave me vlerë, është shtyrë deri në 31 dhjetor. Qeveria së fundmi me një vendim ka zgjatur kohën e shfrytëzimit të bonove, që shkon deri në vitin 2015.
Ky lajm është publikuar: 12/11/2009