A ka faj populli?
Grid Rroji
Ndërsa dëgjoja kryetarin e partisë G99, Erion Veliaj, teksa argumentonte Ndërsa dëgjoja kryetarin e partisë G99, Erion Veliaj, teksa argumentonte në një konferencë në “New York University” se si shteti e paskësh penguar opozitën të bëjë fushatë, nuk munda ta mbaj buzagazin.
Z. Veliaj llafoset shumëe mirë si në shqip edhe në anglisht, dhe nuk gjendet kurrë në vështirësi për fjalë dhe anekdota. Në fakt atë mbrëmje ai nuk iu përmbajt axhendës (Shqipëria në udhëkryq) por foli gjerë e gjatë për zgjedhjet. Midis anekdotave dhe retorikës pro-Rama, teza kryesore që përshkonte të gjithë retorikën e tij ishte: në fund të fundit fajin e ka populli, i cili nuk e kuptoi se për hir të së ardhmes nuk duhet të votojë të vjetrën (Olldashin, Bashën, Bregun), por të renë (Gjinushin, Ruçin, Doklen)
Por a ka faj populli?
A ka faj populli që politika e re nuk ka vlerësim për demokracinë dhe kryetari i saj nuk guxon të fusë veten në garë? Apo e ka fajin populli që, pasi humbi zgjedhjet “e reja politike” tregon aq pak respekt për vlerat demokratike sa të bojkotojë institucionet?
A është fajtor ky popull që nuhati se demagogët e rinj të “politikës së re” janë siç thonë në Shkodër “pupla shumë e mish pak”? Mos vallë është fajtor populli që me gjithë pjesëmarrjen e lartë në votime vetëm 0.67% e shqiptarëve votuan G99?
A ka faj populli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OSBE-ODIHR, Bashkimi Europian, Komisioni Europian, dhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë jo vetëm kanë njohur zgjedhjet, por kanë filluar tashmë bashkëpunimin me qeverinë e 28 qershorit? A ka faj populli që i vetmi që e konsideron të korruptuar Alcee Hastings, bashkëkryetarin e Komisionit të Kongresit Amerikan për Rregullat dhe Etikën, Kryetarin e Delegacionit të SHBA në OSBE dhe gjykatësin e parë të lartë afro-amerikan të shtetit të Floridas është Erion Veliaj? Apo mos ka faj populli që nëse Alcee Hastings do të kish mbajtur një qëndrim pro pretendimeve të jashtëligjshme të opozitës për hapje kutish në kundërshtim me kodin që e votuan vetë, do quhej po nga Veliaj hero i të drejtave të njeriut si bashkudhëtar i Martin Luther King-ut?
A ka faj populli që ndërsa Rama kontrollon televizionet më të mëdha dhe shumicën e mediave në vend, Veliaj i “shpjegon” audiencave ndërkombëtare se si opozitës iu desh të bëjë fushatë kundër shtetit? A ka faj populli që Edi Rama ka humbur kredibilitetin te çdo partner ndërkombëtar dhe dërgon alter-egon e tij nëpër institucione akademike për të mbjellë imazhe të paqena?
Populli ka faj. Po. po, ka faj sepse pranon përralla nga cilido që nuk e njeh konceptin e faqebardhësisë. Populli ka faj, sepse kësisoj spekulantësh mediatikë, xhambazësh ordinerë dhe demagogësh që herë vetëquhen politikanë e herë shoqëri civile e herë shoqatë socio-politike janë pjesë e debatit publik. Populli ka faj, sepse dashje pa dashje këta e përfaqësojnë edhe në forume akademike ndërkombëtare si ekspertë të Shqipërisë. Asaj Shqipërie të cilën janë gati ta njollosin, plaçkitin dhe rrënojnë për interesa të ngushta duke iu përmbajtur një fjale të urtë, të cilën rrallë e përdorin më edhe ata fshatarët e paskollë “fajtorë” për humbjen e G99-ës: gjellës që s’është e imja i rëntë miu brenda. Në fakt, Rama dhe të tijtë po kërkojnë miun me ngulm për t’ia servirur të gjithë shqiptarëve.