E Diel, 1 Nëntor 2026

“Një OKB” në mbështetje të modernizimit të Qeverisë

 

Komiteti i Modernizimit të Qeverisë, autoriteti më i lartë i politik-bërjes, koordinimit dhe vendimmarrjes së qeverisë për nismën “Një OKB” u takua dje me agjencitë e Kombeve të Bashkuara për të vlerësuar dy vitet e para të zbatimit të programit “Një OKB”, për të përcaktuar sfidat dhe planet e ardhshme për ciklin programues pasardhës. Ministri i Shtetit, Genc Pollo, kryetar i KMQ-së, në fjalën e tij nënvizoi progresin e arritur që nga nënshkrimi i Programit “Një OKB” në vitin 2007. Midis të tjerash ai theksoi: “Prioritetet e përfshira në programin “Një OKB” janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë dhe shpreh bindjen se projektet që po zbatohen në kuadër të tij janë në përputhje të plotë me prioritetet e vendit të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim, si dhe strategjitë sektoriale e nënsektoriale. Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri Gluden Turkoz-Cosslett, prezantoi benefitet e agjencive të OKB-së që punojnë së bashku nën një program strategjik të OKB-së, duke iu përgjigjur përparësive të zhvillimit kombëtar dhe qëllimeve për integrim në BE. Ajo shprehu shkurtimisht mundësitë dhe sfidat që janë hasur gjatë zbatimit të programit. Ajo falënderoi ministrin Pollo dhe qeverinë e Shqipërisë për lidershipin e tyre të fortë dhe përkushtimin në zbatimin e programit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›