E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedofili shkon në gjyq me fotografinë e Nënë Terezës

 

Armand Bajrami

Greko-anglezi i akuzuar për pedofili me fëmijët shqiptarë paraqitet në gjyq me fotografinë e shenjtores Nënë Tereza të stampuar në bluzë. Në seancën e djeshme në gjykatën e Tiranës, Dino Kristodulou mohoi të kishte abuzuar seksualisht me të miturit e qendrës “Fëmijët e tij” në vitin 2004. Ndonëse dikur punonjës në një qendër sociale në ndihmë të fëmijëve, bluza me shenjtoren bënte kontrast të fortë me personin brenda kafazit të hekurt të sallës së gjyqit. Kontrasti dukej se thellohej gjithnjë e më shumë teksa gjykata u njoh me fakte të tjera rrëqethëse të historive të fëmijëve të abuzuar, abuzime për të cilat janë vënë nën akuzë të pandehurit Dino Kristodulou dhe Robin Arnold. Në seancën e djeshme Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për leximin e deklarimeve të dhëna në prokurori në vitin 2006 nga britaniket Silvi Belfleim dhe Boni Springthrot, ish-punonjëse sociale në qendrën “Fëmijët e tij”. Ndërsa vetë i pandehuri Krsistodulou, deklaroi pas njohjes me dëshmitë se deklarueset kanë treguar fakte të pavërteta dhe të manipuluara. Leximi i deklarimeve u pranua nga gjykata pas pamundësisë për t’i sjellë dëshmitaret në sallë. Po dje gjykata mori konfirmim për adresën në Florida të SHBA-së të dëshmitarëve Xhon Pankras dhe të miturit të birësuar prej tij G.B., me të cilin është abuzuar seksualisht. 
Tmerri i fëmijëve
Fakte tronditëse në lidhje me abuzimet e të miturve në qendrën “Fëmijët e tij” u bënë të ditura për togat e zeza teksa prokurorja e çështjes “serviri” deklarimet e dy ish-punonjëseve të qendrës. Sipas Boni Springthrot, Dino Kristodulou ishte shfaqur në qendër në vitin 2004 nga Skocia dhe se ai kishte qëndruar aty përreth 6 muaj. “Ai ishte kujdestar i shtëpisë. Në fund ai u largua nga shtëpia pas një incidenti me fëmijën G.B. Pasi i mituri kishte vjedhur ca para Dino i kishte futur një lodër në gojë dhe e kishte lidhur për të mos bërtitur. Më pas i kishte djegur dorën me një çakmak. Kur u mor vesh kjo Dino u largua nga shtëpia. Kur fëmijët e morën vesh këtë fëmijët filluan të flisnin. M., na tha që e urrente Dinon. Një natë ai i kishte futur një gërshërë nga pas në vithe. Pas kësaj i kishte futur gishtin në lëkurën e penisit dhe në vijim i kishte urinuar në gojë. Më pas për të mos treguar ai e kishte varur fëmijën nga këmbët nga ballkoni. Ky incident ka ndodhur shumë herë. Fëmijë të tjerë na treguan pak a shumë të njëjtat gjëra. Ai u fuste organin gjenital në gojë. Ai i puthte fëmijët duke u futur gjuhën në gojë. Ata na thanë Dino u thoshte fëmijëve t’i urinonin në gojë dhe ai pinte urinën e tyre”, citoi prokurorja. Sipas deklarueseve, David Brown kishte dijeni mbi këto ngjarje, por ai nuk donte t’i thoshte policisë, pasi shtëpia do të mbyllej. Sipas Boni Springthrot David Brown flinte në qendër në një dhomë me 5 fëmijë. “Një vazo në dhomë ishte plot me urinë në mëngjes, pasi Davidi përtonte të zbriste gjatë natës në tualet, ndërsa më vonë këtë filluan ta bëjnë dhe fëmijët”, thuhej në deklarim. Në deklarimet e saj, Silvi Belfleim tregonte se shtëpia ishte në kushte higjienike të mjerueshme dhe se në fund të muajit kishte mangësi edhe në ushqime. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›