E Diel, 1 Nëntor 2026

A ka jetë? Astronomët zbulojnë planetë të rinj si Toka

Mund të ketë miliarda planetë si Toka, që në galaksinë tonë  qarkullojnë rreth yjeve. Deklarata është bërë nga një skuadër  ndërkombëtare astronautësh. Ky ekip punon me instrumente Harps të precesionit të lartë. Këto instrumente janë përshtatur në teleskopin e Vëzhguesit Silla në Kili. Harps përdor një metodë indirekte të zbulimit që nxjerr konkluzionin mbi ekzistencën e planetëve orbitalë, nga mënyra se si graviteti i tyre e bën një yll prind të dridhet në lëvizjen e tij nëpër qiell. Grupi ka gjetur deri tani nëntë super-Toka (një përkufizim për planetët që janë nga 1-010 herë sa masa e Tokës). Por ata nuk kanë një konkluzion mbi ekzistencën e jetës në këta planetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›