E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim papagalli që këndon Queen

Hajdutët që vodhën një papagall të çmuar i cili pëlqen shumë të këndojë këngët e Queen, janë nën presion për ta lëshuar atë. Papagalli Çiko, femër tetëvjeçare, pëlqen të këndojë në mënyrën e saj këngë të famshme, si Galileo, Galileo dhe Scaramouche, pasi ajo ka mësuar tekstet duke dëgjuar një CD me hitet më të mëdha të muzikës së Queen. Papagalli bishtkuq, i racës afrikane gri, që u vodh në një shtëpi në Mançester të dielën, pëlqen gjithashtu We are the Champions dhe Killer Queen. Pronari i tij e ka pasur që kur ishte trejavësh. Unë jam një fan i madh i grupit Queen dhe i dëgjoja gjithnjë me Çikon me një filxhan çaj përpara. Nuk besoj se të tjerëve do tu pëlqejë ta dëgjojnë atë të çirret me tekstin e Scaramouche, Gallileo dhe Im just a poor boy gjatë gjithë ditës pa pushim, tha ai duke u lutur tia kthenin pa e lënduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›