Nxjerr vertebrat vendit duke teshtirë
A keni dëgjuar ndonjëherë se mund të këpusni qafën duke teshtirë? Nëse jeni me fat, mundet edhe të shpëtoni me pak vertebra të dala vendit. Por mos u shqetësoni, nuk ndodh gjithmonë. Rasti i keq ka ndodhur larg, në Australi. Monika Xhefrit, 28 vjeçe, i dolën nga vendi dy vertebra dy javë më parë, pasi teshtiu ndërsa qëndronte ulur në shtrat. E dija se ndodhi diçka, ndjeva se diçka lëvizi dhe kisha dhimbje torturuese, tha ajo. Monikë, nëna e një djali dhjetëmuajsh, nuk mund të lëvizte dot. Por për fat të mirë, të paktën kishte celularin në dorë në atë moment dhe ishte në gjendje të nxirrte një thirrje dhimbjeje për të kërkuar ndihmë, ndërsa kishte shtypur numrin e të shoqit. Ajo u dërgua në spital, por iu tha se kishte thjesht tendosje qafe të shkaktuar nga shtypja e muskujve dhe iu dhanë disa ushtrime për të bërë që ta kalonte këtë. Por, pak orë më pas, situata u bë shumë serioze, ndërsa krahu i majtë i Monikës u mpi dhe i jepte dhimbje të mëdha. Asaj iu tha menjëherë të mos lëvizte më dhe u dërgua në njësinë e traumës kurrizore, ku u zbulua se dy vertebrat e para kishin pësuar zhvendosje.