E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk e njeh marrëveshjen e Brukselit

Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, nuk ka marrë pjesë në Samitin ministrave të mbrojtjes të rajonit dhe përfaqësuesve të SHBA-ve “Sfidat e përbashkëta dhe zgjidhjet e bashkuara”, që është mbajtur Shkup në kuadër të “Kartës së Adriatikut”, pasi në këtë samit ishte i pranishëm edhe ministri i Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës, Agim Çeku.

Shutanovac nuk ka dhënë sqarime për mospjesëmarrjen e vet në konferencë, e as nuk ka shprehur interesim të caktojë ndonjë tjetër përfaqësues të Ministrisë serbe të Mbrojtjes.

Por, arsye kryesore për bojkot nga Shutanovac besohet të jetë pjesëmarrja e ministrit Agim Çeku, edhe pse në cilësinë e vëzhguesit.

Ministri Çeku ka shprehur keqardhje për mungesën e ministrit serb, duke vlerësuar se kjo nuk është në frymën e bashkëpunimit të mirë rajonal.

Kosova në këtë samit është përfaqësuar pa emër, por vetëm me emrin e ministrit Çeku dhe me flamurin shtetëror.

Ministrat pjesëmarrës kanë nënshkruar edhe një deklaratë të përbashkët me konkluzionet që kanë dalë nga konferenca.

Pjesëmarrja e ministrit Çeku në samit është realizuar me ftesë të homologut të tij nga Maqedonia, Fatmir Besimi.

Ky nuk është rasti i parë që Serbia nuk e respekton marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosoëvs dhe Serbisë, ku parashihet që në të gjitha nismat rajonale Kosova do të përfaqësohet me fusnotë, e cila marrëveshje ishte kudnërshtuar nga opozita e Kosovës. /Kosovapress/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›