E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ka marrë fund ndarja e Kosovës?

23-09-2011 / Nga Skënder Mulliqi

Edhe aksioni me 16 shtator në pikat doganore 1 dhe 31nuk solli shtrirjen e plotë të sovranitetit të Kosovës në veri. Çfarë kontrolli i pikave kufitare është kur doganieret ishin të detyruar që këtë punë ta bëjnë duke shkuar më helikopter?! Barrikadat serbe nuk po hiqen sepse këtë punë si duket nuk dëshiron ta bëjë askush. Strukturat kriminale ne veri, me këto barrikada mëtojnë ndarjen faktike të Kosovës, edhe pse Grupi i Kontaktit kishte përcaktuar parimet, në bazë të të cilave nuk do të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës. Por në fakt gjendja e krijuar në terren nga serbët lokalë në veri flet ndryshe. Kështu vjen situata politike dhe e sigurisë të një vendi të pranuar ndërkombëtarisht, kur për 12 vjet me radhë nuk shpërbëhen strukturat ilegale kriminale serbe të dirigjuara në Beogradi zyrtar. Deri në këtë vit, këto struktura as që u morën seriozisht nga faktori ndërkombëtar dhe nga institucionet tona të shtetit. Një fjalë e popullit thotë ‘dardha e ka bishtin e gjatë’. Nëse  këto struktura u lejuan të funksionojnë kaq gjatë, sigurisht së edhe kaq kohë do të nevojitet që ato të shuhen. Ose ndoshta nuk do të shuhen asnjëherë. Ka indikacione që zgjedhja të kërkohet diku në mes të dy opsioneve, Planit të Ahtisaarit dhe Planit 6 Pikësh të Ban Ki Munit. Administrimi i përkohshëm ndërkombëtar si solucion i mundshëm gjoja për të shmangur dhunën dhe konfliktet ne veri, është  porosi e keqe për qytetarët e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare po proklamon zëshëm së do të ruhen kufijtë e jashtëm të Kosovës, por në terren gjendja është krejt ndryshe. Qeveria qendrore dhe institucionet e Prishtinës nuk e kanë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit. Mos heqja e barrikadave që kishte mundur të bëhet për më pak së 24 orë sikur të ekzistonte vullneti i bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, me të drejtë ka hapur dyshimet së çështja ne veri po ecën ka debatet për aranzhime të reja. Statusi special apo ndonjë protektorat ndërkombëtar, nuk është asgjë tjetër vetëm së ndarje e Kosovës. Bllokadat e rrugëve dhe ende mos heqja e tyre, paraqesin rrezik për banoret e pakët shqiptarë të cilët jetojnë në veri. Ata veç kanë filluar ta ndiejnë peshën e këtyre barrikadave të vendosura nga kriminelët serbë. Në politikë asgjë nuk është e rastësishme, edhe vendosja e këtyre barrikadave nuk është gjë tjetër përpos përpjekje e serbëve për spastrim të ri etnik. Paralajmërimi i eksponentit të kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviçit, Ivica Daciçit se do të veprojnë në Kosovën Lindore si gjoja hakmarje për veprimet e pushtetit të Kosovës në veri, është edhe një lojë tjetër e rrezikshme serbe. Serbia i ka planet e kahmotshme për spastrime etnike të shqiptareve nga tokat e tyre. Ne veri të vendit pak kanë mbetur shqiptarë. Shovinistët serbë e kanë në plan të bëjnë spastrim etnik edhe në Kosovën Lindore. Pikërisht në këtë pjesë të okupuar nga serbet, dje pati edhe protesta gjithëpopullore me moton “stop diskriminimit të shqiptarëve”. Me qëllime krejt politike pushteti i Beogradit këtë pjesë e ka lënë të pa perspektivë për të jetuar.
Ne anën tjetër institucionet tona shtetërore, edhe pse kanë pasur trysni nga faktori ndërkombëtar, nuk është dashur ta heqin në këtë mënyrë embargon e mallrave serbe. Njëherë u bë bujë e madhe dhe u mirëprit embargoja karshi futjes së mallrave serbe në Kosovë, të cilat edhe filluan të digjeshin. Krejt kjo u zhduk si flluskë sapuni, dhe arka e Serbisë serish filloi të mbushet. Interesi i përgjithshëm kombëtar me duket mua, është mbi të gjitha, është prioritet mbi prioritetet. Nëse Serbia ndalon mallrat e pakëta që për destinim e kanë këtë shtet, dhe në anën tjetër lejohet futja e shumë mauneve me mallra serbe në Kosovë, kjo nuk ka justifikim. Nuk është dashur të lejohet futja e mallrave serbe në Kosovë edhe për faktin së ky shtet nuk po e njehë pavarësinë e Kosovës, dhe as që është e interesuar për shpërbërjen e strukturave paralele në veri, të cilën gjë më ngulm e kërkojë kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës në Beograd. Deri me tash kjo kërkesë e saj hasi në vesh të shurdhër .Beogradi edhe më shumë është duke i yshtur këto struktura për vendosjen dhe mos heqjen e barrikadave të cilat kanë paralizuar jetën në një vend tashmë ndërkombëtarisht të njohur nga shumë shtete të botës. Zhvillimet e fundit në Kosovë dhe në Kosovën Lindore, i kanë qartësuar edhe më shumë synimet hegjemoniste serbe…

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›