Edvini u sekuestron të ardhmen europiane shqiptarëve, kthehet në kasollet e Galigatit
Kuvendi shtyu votimin e projektligjeve të cilat duhen miratuar me 84 vota, ose me tre të pestat e votave te deputeteve. Dhe kësaj radhe disa shtesa dhe ndryshime nenesh në Kodin Civil të vitit 1994, në Kodin Penal të vitit 1995, në Kodin Rrugor të vitit 1998, në Kodin Detar të vitit 2004, në Kodin Hekurudhor po të vitit 2004 dhe në Kodin Ajror të vitit 2008 në Republikën e Shqipërisë nuk mundën të miratohen pa bashkimin e votave të opozitës me shumicën parlamentare. Opozita refuzoi fort, me këmbëngulje. Forma e Kursit të ri politik është veçse mediatike pse është larg implementimit në përmbajtje dhe qëndrime. Qëndrimi socialist është gjithmonë i njëjti, kundërshtues. Ky kundërshtimi i Grupit Parlamentar socialist është produkt i urdhrave dhe i urrejtjes patologjike që ka kreu I Partisë Socialiste ndaj Kuvendit. Aq sa ka refuzuar gjithmonë të jetë deputet. Ka alergji ndaj Parlamentarizmit. Ka urrejtje për procedurat dhe rregulloret Kuvendare.
Sipas përkufizimeve urrejtja është dëshirë për të parë keq tjetrit. E ngritur në nivel kombëtar, shembulli është Edi Rama, i cili më shumë sesa një njeri si kryeministri Berisha, ai urren vendin e tij. Këtë vend ku lindi dhe po jeton. Ai po i shërben në mënyrën më të keqe të mundshme qytetarëve me shpërfilljen e pritshmërive të saj. Do të ishte i kuptueshëm qëndrimi i Ramës nëse kryeministri Berisha do të përfitonte kapital politik nga miratimi i shtesave dhe ndryshimeve të neneve nëpër Kode. E vërteta është ndryshe, kryeministri Berisha dhe shumica nuk fitojnë asgjë, as politikisht. Është shoqëria që përfiton një sërë rregullash të domosdoshme për përmirësimin e cilësisë së jetesës në vend. Për shembull shtesat dhe ndryshimet në Kodin Rrugor kanë të bëjnë kryesisht me dyfishimin e penalizmit të atyre që shkelin rregullat duke ngarë me shpejtësi, duke ngarë në gjendje të dehur apo mos respektuar shenjat e qarkullimit rrugor. Me numrin e vdekjeve nga aksidentet (300 ose/dhe 350 qytetarëve në vit) si konstante shumë vjeçare ndërhyrja në legjislacion është e domosdoshme dhe urgjente. Në miratimin e shtesave dhe ndryshimeve në Kodin Rrugon, si dhe në përmirësimet e Kodeve të tjera, fiton shoqëria shqiptare dhe jo qeveria. Këtë gjë Edi Rama e kupton mirë, por i duket sikur Berisha fiton edhe në këto gjëra.
Kreu i PS-së po shpërfill për ditë e më shumë aspiratën mijëvjeçare të qytetarëve të këtij vendi veçse për të fituar refuzimin që do t’i bëhet Shqipërisë për marrjen e Statusit-kandidat nga ana e progres raportit të Komisionit Europian. Të gjithë e kanë të qartë se pas realizimit të procesit të liberalizimit të vizave, që ishte një proces teknik i realizimit të standardeve të administratës dhe qeverisë, marrja e statusit të vendit kandidat për integrimin në BE është një proces politik, si një tango që kërcehet nga të dy palët. Në skenë deri më tani është parë vetëm maxhoranca, si partner i besueshëm për qytetarët dhe ndërkombëtarët, kurse partneri tjetër PS-ja është kundër çdo bashkëpunimi. Lidership-i socialist po kërkon të kushtëzojë kryeministrin Berisha dhe shumicën parlamentare të kërcejnë në një fushë të minuar.
E vetiu kuptohet se pengmarrja që po u bën reformave integruese dhe plotësimit të 12 dispozitave të BE-së nga ana e PS-së të ngujuar në kasolle është e paprecedentë dhe e papranueshme. E paprecedentë për pafytyrësinë e refuzimit të votimit të ligjeve kërkojnë 3/5. Opozita refuzojë të votojë dhe Kodit rrugor, për të cilin kishin rënë dakord të gjithë në Komisionit e ligjeve. Afërmendsh nuk është hera e parë që opozita refuzon të bëhet pjesë e sistemit të qëndrueshëm politik dhe institucional, më herët ata kanë refuzuar të votojnë ngritjen e Gjykatës Administrative, aq të nevojshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe dhënie e drejtësisë taksapaguesve.
Sidoqoftë të presësh përgjegjësi kombëtare nga politikani që si agjendë politike ka konflikti duhet të jesh optimist. Ka kohë që papërgjegjshmëria është ulur këmbëkryq në Partinë Socialiste. Prandaj të gjitha reformat që kërkojnë konstruktivitetin parlamentar të opozitës janë në udhëkryq. Edi Rama është i ngujuar në kasolle, sipas Spartak Ngjelës, njësoj si Enveri tek kasollja e Galigatit.