A ka te mire individuale ne anarki sociale...
Nuk duhet ndonje sforcim i madh per te kuptuar se kohet e fundit ne shoqerine shqiptare ka nje situate sociale qe vazhdimisht eshte e inonduar me kuptime dhe perceptime te deformuara per raportet e reja qe jane krijuar midis njeriut dhe shoqerise midis lirise sociale dhe pavaresise individuale. Po jetojme te shqetesuar ngaqe nuk ka korrelacion social midis sovranitetit te natyrshem te sjelljes morale te individit ne raport me rregullat e perbashketa me ndikimin detyrues te vlerave shoqerore. Prirja e jetes demokratike dhe kerkesa thelbesisht pozitive e njerezve tane per te qene te lire nga paradigmat morale te trasheguara nga tradita ka filluar te humbase vleren kuptimin dhe sensin e mases ngaqe eshte bere tendence frenetike gati e pakontrolluar e sjelljes se shume njerezve qe duan te jene ne situate anarkie sociale me veten dhe kriteret e perbashketa te shoqerise. Iluzioni social i perhapur gjeresisht dhe ne permasa shqetesuese ka krijuar mentalitetin se duke qene te lire nga gjithcka nga cdo gje dhe nga kushdo duke tentuar per te qene ne sovranitet te plote me deshirat vetjake te cilat ne shume raste jo vetem qe jane moralisht kontroversale por dhe qe cenojne lirine dhe te drejtat e te tjereve rregullat e perbashketa te shoqerise ne teresi.
Kjo situate sociale e cila eshte agravuar dukshem kohet e fundit e ka vene shoqerine tone ne nje situate kaotike te paqarte dhe perballe veshtiresive konceptuale morale perballe nje gjendjeje dhe mirazhi social te deformuar qe po con ne paqartesi funksionuese dhe ekzistenciale familjen komunitetin dhe individet duke sjelle veshtiresi tek ta per te kuptuar drejt dhe sipas standardeve demokratike raportet reale dhe dialektike qe duhet te vendosen midis lirise se individit nga njera ane dhe nevojes sociale te domosdoshme per te pasur te rivendosur ne nje mase te re te arsyeshme jo vetem sovranitetin social dhe moral te individit por ne te njejten kohe edhe te drejten e patjetersueshme te shoqerise per te mbajtur nen kontroll dhe vleresim social nje sistem te caktuar vlerash morale detyruese te perbashketa per te gjithe.
Pa kete raport te drejte te lirise individuale dhe vlerave sociale te vendosur mbi bazen e dialektikes se marredhenieve moderne shoqeri-individ njeri-komunitet nuk do te jete e mundur te gjendet ne shoqerine tone tashme te tronditur nga corganizimi social dhe anarkia e vlerave masen e duhur ne menyre qe ato te jene ne kompatibilitet me rregullat e perbashketa te ekzistences dhe funksionimit te saj. Sigurisht eshte gje shume pozitive qe me ne fund erdhi momenti historik kur si shoqeri kemi arritur ne nje situate te tille te relacioneve individuale dhe sociale ne te cilen tashme pa frike mund te themi se jane te gjitha kushtet dhe nuk mungon pothuaj asgje qe njeriu me te drejte duhet te shikoje ne radhe te pare jo te miren e te tjereve dhe te shoqerise por mbi te gjitha te miren e vet.
Por kjo tendence thelbesisht e re dhe pozitive e shoqerise shqiptare tashme e lire dhe individualiste e ka bere evident tiparin esencial te njeriut te kohes modern qe te jete i frymezuar nga pragmatizmi individual. Por pas kesaj te mire te pergjithshme duket se ne shoqerine tone po shfaqet nje deformim i frikshem midis mases se duhur te interesave dhe prishjes se raporteve funksionuese te marredhenieve individuale dhe sociale. Tronditja qe ndiejme ne jeten e perditshme eshte ne thelb shfaqje e se vertetes se nuk funksionon si duhet dhe ne masen e duhur lidhja e domosdoshme midis asaj qe duhet te ekzistoje midis se mires individuale dhe se mires se perbashket. Kjo situate eshte duke u deformuar ne nivele shqetesuese madje alarmante nga qe gjerat kane shkuar ne nivele in ekstremis te rrezikshme. Deformimi i raporteve te interesave individ-shoqeri ka krijuar idene iluzive se ne shoqerine shqiptare tashme te modernizuar ka vlere cdo gje qe eshte vetem per te miren individuale dhe qe nuk varet dhe nuk kontrollohet me nga shoqeria.
Ne takime me njerezit duket se kjo prirje ky mentalitet social i deformuar ka krijuar qendrime masive me natyre retrograde qe ushqejne mendimin sipas te cilit ne shoqeri nuk ka me vend as per vlera sociale ca me pak per kontroll shoqeror te sjelljes se individit ngaqe sipas mendimit te tyre semplist tashme ne shoqerine shqiptare nuk ka hapesire per te miren e perbashket se tashme nuk vlen asgje qe nuk eshte e vleresuar si e mire individuale si dobi pragmatiste per interesat partikulare te individit por qe tenton te shfaqet si e mire sociale. Nuk ka dyshim qe ne vleresimin sociologjik te situates duket qarte se eshte se ky mentalitet ne zgjerim eshte nje nga defektet e renda te qyteterimit tone. Fakti qe vlerat sociale dhe marredheniet humane jane duke u prishur me intensitet te larte me kritere te crregullta gati ne menyre katastrofike sidomos konceptet e duhura qe jane fondamentale per cdo shoqeri moderne dhe kusht per te pasur nje raport te arsyeshem midis se mires individuale mjaftojne per te vertetuar se ne te vertete dhe me te drejte shoqeria jone e ka vene ne plan te pare ka shpallur me buje si kuintesence te saj vleresimin prioritar te interesave teresore te individit. Por kjo nuk do te thote qe ne shoqerise tone te prishet sensi i mases ne raportet shoqeri-individ na marredheniet midis interesit individual dhe interesit social midis te mires se vecante te individit dhe te mires se perbashket te shoqerise. Pikerisht per kete mase sociale detyrimesh dhe sistemin e domosdoshem te nje mase konsensuale te respektimit te vlerave te perbashketa kemi nevoje dhe duhet te kerkojme qe ne shoqerine tone ato te zbatohen nga njeriu individualisht. Pikerisht permes modernizimit te mekanizmit te liberalizuar te funksionimit jo vetem te sistemit te vlerave qe pragmatikisht jane individuale por dhe te funksionimit konsensual te instrumenteve te domosdoshme te kontrollit shoqeror. Ne shoqerine tone te se kaluares per shkak te karakterit totalitar te shtetit dhe rolit paternalist te shoqerise kolektiviste antiindividualiste ky rol i eshte besuar shtetit si perfaqesues universal i interesave te individit te vecante te cilat u nenshtroheshin pa kundershtim prioriteteve te interesave sociale. Koha moderne po e meson shoqerine shqiptare qe te kuptoje te pranoje dhe te zbatoje paradigmen e re te raporteve te interesave sociale dhe individuale ne menyre te tille qe po krijon bindjen e thelle se nuk eshte vetem shteti si perfaqesues i interesave publike.
Perkundrazi tani ne kushtet kur shoqeria shqiptare eshte demokratizuar ka te tjera instrumente per te garantuar dhe mbrojtur sistemin demokratik te interesave duke i dhene natyrshem prioritetin dhe vendin e duhur interesit individual ne raport me interesin social duke krijuar nje koncept te ri te perbashket per sistemin e personalizuar te vlerave morale. Keto jane parakushte te cilat edhe pse jane ende te brishta dhe shume here te paqarta dhe kakofonike ne shoqerine shqiptare kane filluar te shfaqen si mase vlere dhe perbejne ne nje fare menyre kushtin social per te imponuar natyrshem nevojen e ngutshme te respektimit te standardeve moderne te qyteterimit. Ajo qe ka rendesi eshte qe te mesojme njerezit tane me sistemin e ri te vlerave respektimin e interesave diverse dhe funksionimin e mases se kontrollit shoqeror dhe demokratik te raporteve te tyre. Nga ana tjeter eshte shoqeria civile media kultura shkolla familja dhe nenorganizimet e tjera te shoqerise shqiptare qe kane detyre dhe qe duhet te behen garant te funksionimit te raporteve te interesave sipas standardeve te qyteterimit. Kjo behet nese sistemi i vlerave te perbashketa kthehen ne detyrime qytetare dhe norma qyteteruese permes nje pune dhe veprimtarie intensive nepermjet ridimensionimit te punes formuese dhe edukative te shoqatave grupeve te interesit grupimeve profesionale dhe asociacioneve morale fetare dhe edukative. Pikerisht jane keto instrumente te shoqerise moderne dhe jo shteti qe kane detyre organike dhe detyrim social dhe moral qe jane te natyrshme dhe qe perbejne pjesen e pergjegjesise per te bere ne njefare menyre disiplinimin moral te shoqerise perpunimin dhe garantimin e zbatimit te raportit qytetar midis interesit te vecante dhe te pergjithshem. Kete ceshtje mund ta zgjidhim sipas standardeve dhe mund te vendoset sensi i mases ne menyre te natyrshme midis interesave pavaresisht se ato ne shoqerine moderne perbejne nje konglomerat te veshtire. Sot eshte ndryshe koha sistemi i vlerave dhe raportet e njeriut me shoqerine. Tashme kontrolli qe buronte nga totaliteti i pushtetit te gjithefuqishem dhe modeli teresor i ndertimit te sistemit totalitar eshte permbysur perfundimisht. Por kjo situate e re nuk duhet te na coje ne iluzionin e gabuar se demokracia per kete arsye eshte anarki sociale ku njeriu eshte i lire te beje cfare te doje te shikoje vetem veten dhe interesat e tij duke e ndjere veten padrejtesisht te lire nga cdo kontroll social. Sa me paradoksal te behet ky mentalitet aq me keq do te jete per te ardhmen e shoqerise sone. Nje gje eshte e sigurt dhe qe sipas mendimit tim perben nje mesim qe vjen nga demokracite e konsoliduara dhe qe perben nje mesazh fondamental per shoqerine dhe njerezit tane Asnjehere e mira individuale nuk mund te vije nga anarkia e vlerave sociale
24 Gusht 2010