E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cfare ka tani Herr Vestervelle



Javen e kaluar ministri i Jashtem gjerman Guido Vestervelle e beri nje vizite zyrtare ne Kroaci Serbi dhe Kosove. Ai i tha disa gjera te rendesishme nga perspektiva e Serbise dhe Kosoves ne vecanti. Tash mbetet qe Vestervelle te tregoje se ai do te jete edhe njeri i aksionit e jo vetem i fjaleve. Ministri gjerman e beri te qarte ne Beograd se pavaresia e Kosoves eshte realitet dhe se eshte koha qe Serbia ti ndale lojerat dhe ta pranoje realitetin. Ai i perdori fjalet si kompromis pajtim dhe realitet duke u shprehur se qeveria ne Beograd duhet te tregoje fleksibilitet ne pozicionet e saj nese deshiron ti bashkohet BE-se. Kjo e perforcon mesazhin e qarte qe Serbia e ka marre nga Brukseli dhe Berlini pas disfates totale ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise me 22 korrik se ceshtja e Kosoves eshte zgjidhur dhe se Beogradi duhet ta pranoje se pavaresia e Kosoves eshte fakt. Vestervelle po ashtu paraqiti nje qendrim te perbashket ne qarqet e politikes se jashtme gjermane se vendet e Ballkanit jane protektorate te Bashkimit Evropian dhe se ceshtjet e Ballkanit duhet te shqyrtohen ne Bruksel dhe jo diku tjeter. Ai ishte specifikisht i shqetesuar me planet e Serbise per paraqitjen e propozim rezolutes ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara ne muajin shtator.
Vestervelle ne menyre te pagabueshme tha se ajo qe na prek ne ne Evrope duhet te shqyrtohet para se gjithash ne Bruksel dhe jo ne Nju-Jork. Ai me vone u tha mediave gjermane se secili vend qe perpiqet ta hape ose rihape ceshtjen e statusit nuk eshte i gatshem per anetaresim ne BE. Ministri gjerman po ashtu u tha mikpritesve te tij serbe se ata duhet te ndermarrin hapa per problemet me te cilat ballafaqohen investuesit perendimore ne Serbi. Kjo nderhyrje ishte rezultat i zbulimeve publike te Bodo Hombachut nga grupi medial EAZ per bashkepunimin e afert ndermjet politikaneve te Beogradit dhe oligarkeve te korruptuar e te fuqishem serbe qe e kontrollojne tregun e Serbise per te miren e ketyre oligarkeve dhe ne disavatazh te investitoreve te jashtem dhe te konsumatoreve serbe. Keta oligarke kane bere para nen Sllobodan Millosheviqin dhe kane vazhduar ta mbajne fuqine reale ne Serbi pavaresisht se kush eshte president apo kryeminister. Eshte e rendesishme qe Vestervelle e ka trajtuar kete ceshtje pasi kjo tregon se me te jashtmit nuk mund te mashtrohen nga pretendimet serbe se renia e Sllobodan Millosheviqit teresisht e ka ndryshuar politiken e Serbise. Pas largimit nga Beogradi Eestereelle ne Prishtine tha se ka ardhur koha qe te gjithe anetaret e BE-se ta njohin Kosoven. Ky ishte mesazh i qarte per pese mbeshtetesit e Beogradit ne BE per ta ndalur krijimin e problemeve dhe tu bashkohen 22 anetareve te tjere ne njohjen e shtetit te ri te pavarur.

Aksionet flasin me zeshem se fjalet

Keto te gjitha jane fjale shume te mira. Tash mbetet te shihet se cka do te bejne Berlini dhe Herr Vestervelle. Pike e rendesishme eshte se ne BE asgje nuk behet pa miratimin e Gjermanise dhe te Frances. Thene ndryshe asgje qe kundershtohet nga Gjermania dhe Franca nuk ndodhe ne BE. Pra Vestervelle dhe kolegu i tij francez Bernard Kushner duhet te jene te ashper me Serbine duke e bere te qarte edhe me aksione sikur me fjale se Beogradi nuk do te behet anetar i BE-se pa i zgjidhur dallimet me Kosoven.
Vitin e kaluar BE-ja ne menyre te papjekur u dha te drejte qytetareve te Serbise per te udhetuar pa viza para se Brukseli kete te drejte tu jepte viktimave te Serbise ne Kosove dhe ne Bosnje. Tash eshte koha qe Brukseli Berlini dhe Parisi ti thone Serbise se me nuk do te kete trajtim special. Prej takimit me Vestervellen Boris Tadiq nuk ka treguar se ai ka mesuar ndonje gje nga kjo vizite. Ai ende ka qellim qe me propozim rezoluten e tij te marre qendrim konfrontues ne Nju-Jork. Tadiq flet per kompromis. Por Serbia qe ka pesuar disfate para GJND-se nuk mundet me te zhvilloje negociata per kompromise ose cdo gje tjeter qe i perket sovranitetit te Kosoves. Perfundimisht Vestervelle dhe Kushner duhet ta shfrytezojne forcen e tyre ne Bruksel per ta thyer bllokun obstruksionist te pese vendeve qe e mbeshtesin Beogradin dhe rrjedhimisht te krijojne kushte qe BE-ja te kete nje politike te jashtme unike qe eshte shume e rendesishme per klasen politike ne Berlin dhe Paris. Spanja dhe Greqia vecanerisht jane ne pozite shume te dobet per shkak te krizes me euron. Eshte koha qe Vestervelle dhe Kushner ta bejne qe qarte tek ata se duhet ta ndalin bllokimin e politikes unike te BE-se ndaj Kosoves.

Radio Evropa e Lire

1 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›