E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosje me thike ne lokal ne pranga 52-vjecari



ELBASAN - Vihet ne pranga nje 52-vjecar i akuzuar per plagosje me thike. Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit thane gjate dites se djeshme se eshte bere arrestimi ne flagrance i Thanas Lenkut 52 vjec banues ne lagjen Beqir Dardha Elbasan. Policia tha se arrestimi tij u be pasi ne lagjen Luigj Gurakuqi ne lokalin e qytetarit me inicialet E. L. per motive te dobeta ka goditur me mjet te mprehte thike 48-vjecarin me inicialet A. B banues ne lagjen 11 Nentori Elbasan. I demtuari eshte derguar ne spitalin kirurgjik Elbasan ku ka marre ndihmen e pare mjekesore dhe aktualisht ndodhet jashte rrezikut per jeten. Burimet zyrtare nga policia thane se eshte duke u punuar per sqarimin e metejshem te kesaj ngjarjeje.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›