E Diel, 1 Nëntor 2026

Ne pranga dy turq plagosen bashkekombesin e tyre



SHKODER - Policia e Shkodres ka arrestuar mbremjen e dy diteve me pare dy qytetare turq pasi kane plagosur me thike nje bashkekombesin e tyre. Shtetasit e arrestuar jane Unal O. Baklla 25 vjec dhe Durai O. Baklla 22 vjec qe te dy te lindur ne qytetin Antalja Turqi me banim te perkohshem ne lagjen Partizani ne Shkoder. Arrestimi i tyre i be pasi ne bashkepunim me njeri-tjetrin plagosen me thike shtetasin M. Allakush 39 vjec lindur ne qytetin Hatej- Antalja dhe me banim te perkohshem po ne lagjen Partizani. Policia beri te ditur pas hetimeve se ngjarja kishte ndodhur per motive te dobeta. I lenduari ndodhet ne spital jashte rrezikut per jeten.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›