Duhet te veshtrosh edhe ne Veri zoti Kryeminister
Zoti Berisha Kam ndjekur per vite me radhe turet tuaja ne Jug te vendit dhe percaktimet per zonat bregdetare si perla te turizmit shqiptar. Ndoqa me vemendje edhe turin e fundjaves se kaluar ne Himare si dhe inkurajimin per banoret e bregdetit te Jonit qe te jene me efektive dhe me intensive ne sipermarrjet e tyre per shtimin e kapaciteteve turistike. Se bashku me nje angazhim te dukshem te qeverise per te nderhyre e permiresuar ndjeshem infrastrukturen sidomos ate rrugore si dhe furnizimin me uje krijohen premisa me afektive per turistet vendas dhe te huaj. Turizmi i cili do te perbeje per Shqiperine mundesine me te madhe per zhvillim kerkon domosdo paralel si zhvillimin e iniciatives private ashtu dhe angazhimin e strukturave shteterore dhe marrjen e pergjegjesive per te impulsuar ky sektor kyc i ekonomise sone kombetare. Ajo qe ndihet ne Jug te vendit eshte fakti se ka mjaft zona qe jane kthyer ne atraktive si per pushuesit vendas ashtu edhe per te ardhurit nga jashte te cilet sa vijne dhe rriten. Po keshtu turizmi po merr ngjyra gjithnje e me shume perendimore duke u bere ne vijimesi relaksues.
Rritja e kapaciteteve turistike por edhe ndryshimi rrenjesor i infrastruktures vecanerisht asaj rrugore kane mundesuar nje hop i cili te krijon optimizem. Qeveria e ka vleresuar si nje prioritet te rendesishem mbeshtetjen me investime shumeplaneshe zhvillimin e turizmit ne bregdetin e Jugut duke cmuar edhe natyren shume impresionuese qe ka kjo zone. Kjo duhet pershendetur por ama mua me lind edhe nje xhelozi pozitive. Dhe besoj se kam arsye qe te ndodhe keshtu. Edhe bregdeti i Adriatikut e vecanerisht zona nga derdhja e lumit Buna deri ne Shengjin mbetet nder zonat me vlera si turistike ashtu dhe kurative nga me te lakmueshmet pergjate gjithe ketij bregdeti. Por ne ndryshim nga investimet e kryera e vemendja e treguar nga ana e qeverise ne Jug ne zonen bregdetare te Veriut pohoj me dhimbje se gjerat po ecin ngadale.
Duke u perpjekur tju mirekuptoj zoti Kryeminister per efektivitetin e investimeve te kryera ne shume zona te Jugut te vendit mund tju sjell ne vemendjen tuaj se edhe nje fshat qe quhet Velipoje kthehet ne qendren ndoshta me te madhe te vendit ne periudhen e veres. Natyra i ka falur shume kesaj zone njerezit nga ana e tyre kane investuar ne menyre spontane por mbase ka ardhur koha qe edhe ky bregdet nje nder pasurite me te medha te Shqiperise te jete pjese e nje strategjie tjeter zhvilluese nga ana e qeverise. Ju mund ta vizitoni vete dhe mund te merrni impresionet e nevojshme dhe jam i sigurt se do tju nxisin per te ndermarre iniciativat e nevojshme mbeshtetese. Velipoja eshte qendra e nje komune por ajo nuk mund te menaxhohet kurrsesi nga administrata e ketij niveli dhe mbase qe prej ketu mund te filloje rikonceptimi si administrativ ashtu edhe zhvillues i kesaj qendre. Ky vit deshmoi se mijera e mijera turiste qe erdhen mbeten te afektuar ne maksimum nga resurset e medha natyrore por te zhgenjyer nga shume elemente infrastrukturore per te cilat nuk mund te hidhet i tere faji mbi supet e vogla te nje administrate komunale te pakte si ne numer ashtu edhe ne vizion. Gjykoj se zhvillimi urban i bregdetit nuk mund te behet i copetuar ai duhet te jete pjese e nje plani rregullues harmonik te te gjitha segmenteve bregdetare qe ne menyre kapilare te funksionojne me njeri-tjetrin. Po keshtu ata konceptohen ne teresi edhe ne arkitekturen e ndertimeve duke ruajtur normalisht edhe vecantite e zonave dhe te terrenit ku ngrihen.
Jam i bindur se pavaresisht vullneteve pozitive te njerit apo tjetrit kryetar komune per ta bere kete ky mbetet nje mision i pamundur por edhe nje situate e pakorrigjueshme ne te ardhmen nese vazhdohet te punohet pa kriter dhe per interesa klienteliste.
Velipoja sot zoti Kryeminister ka vetem nje oaz me kushte bashkekohore oaz qe vendasit e quajne kompleksi Fishta. Ketu realisht cdo gje eshte ne nje nivel te admirueshem dhe me standarde bashkekohore. Ana arkitektonike e tij por edhe gjithe kompleksi i sherbimeve qe eshte ketu krijojne nje kend mjaft te kerkuar nga turistet si vendas ashtu dhe te huaj. Ata ndjehen mire brenda asaj siperfaqeje e cila duhet zgjeruar per te qene nje mundesi edhe me e madhe e plotesimit te kerkesave ne rritje. Bile edhe mjedisi i gjelber eshte nje pike referimi pozitive dhe inspiruese per te gjithe. Jane te mbjella jo pak por 2898 rrenje peme te cilat jane shume me teper se ato qe mbillen ne nje rruge te Tiranes ku kamerat qe urdheron kryetari i Bashkise nuk mungojne asnjehere. Mbjellja e ketyre pemeve nuk ka sherbyer asnjehere si lajm deri tani por eshte nje realitet i cili deshmon se ka njerez me vizion te cilet nuk kujdesen per reklamen e punes se tyre por per efektivitetin. Nese do te ishin shume komplekse te tilla sigurisht qe do te kishim edhe nje Velipoje tjeter por edhe nje adrese turistike shume me te kerkuar do te ishte edhe nje krenari e denje per te gjithe ne.
U nisa nga ky rast pasi ky oaz ka nevoje per shume oaze te tjera pergjate gjithe bregdetit te bukur te Adriatikut por ka nevoje edhe per nje mbeshtetje te rritur nga ana e qeverise. Rruga per te ardhur deri ne Velipoje e cila u rikonstruktua 10 vjet me pare ne kohen qe zoti Meta ishte kryeminister i vendit ka shume nevoje per nje nderhyrje te re. Fluksi i madh i levizjes ben qe ky aks te ndjehet ngushte ne perballimin e kerkesave ne rritje te qarkullimit te mjeteve por edhe ne normalitetin e levizjes dhe moskthimin ne stres te udhetimit te turisteve drejt bregdetit.
Ju jeni ne vendin tuaj zoti Kryeminister dhe une nuk kam tagrin tju bej ftese ne Velipojen tone por i motivuar edhe me ndjesine qytetare per ta pare cdo cep te vendit te zhvilluar gjykoj se nje vizite ketu mund te ishte fillimi i nje ndryshimi te domosdoshem.
Ju keni qene disa here gjate kesaj vere ne Jug. Shume mire keni bere pasi aty kemi nje Shqiperi shume te bukur dhe shume te kerkuar por hajdeni edhe te ne pasi edhe ketu ka nje Shqiperi serish shume te bukur por gati te harruar. Nje vemendje tjeter qeveritare sigurisht do te krijonte nje Velipoje tjeter dhe krejt ndryshe nga kjo e sotmja. Urojme te ndodhe shpejt keshtu...
20 Gusht 2010