A kemi një pasaportë të vlefshme?
Jam shumë kureshtar të di se sa jetëgjatë do të ishte gëzimi i shtetases së parë të Republikës së Kosovës Teuta Begolli nga Prishtina, e cila pati fatin të bëhej kosovarja e parë me pasaportën e Republikës. Madje pasaportën asaj ia dha me dorë të vet, Kryeministri i vendit Hashim Thaçi. Natyrisht se fati i saj do të jetë i imi dhe i të gjithë kosovarëve që presin në rend të kenë një letër valide në dorë. Nuk e di as sa janë të qëndrueshme fjalët e Kryeministrit se nga sot e tutje, qytetari i Kosovës, shtetasi i Kosovës, e ka identitetin e vet shtetëror. Uroj të jetë kështu.
Prodhimi i ngutshëm i pasaportës kosovare është në aspektin politik simbolikë (dhe propagandë), gjë që nuk e garantojnë vlefshmërinë e saj. Sipas gazetës prishtinase “Zëri”, vetëm një ditë pas, policia maqedonase ka ndaluar hyrjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës në territorin e Maqedonisë me pasaportat e reja. Por lajmi u demantua të nesërmen, pa u saktësuar se nga kush. Mediat raportuan se Shkupi zyrtar ka lejuar hyrjen e qytetarëve të Kosovës në Maqedoni me pasaporta të Republikës së Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të policisë kufitare. Por burime nga Ministria e brendshme e shtetit fqinj ka thënë se ende asnjë qytetar kosovar nuk ka hy në Maqedoni me pasaportën e re. Si ta kuptojmë këtë 'luftë informatash“? A është propagandë qeveritare? Vështirë të dihet e të thuhet. Derisa Qeveria e Kosovës (sipas informatave jozyrtare) ka aplikuar në ICAO (Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil), si agjenci e OKB’ve, për të marrë kodin shtetëror për pasaportën konform me standardet ndërkombëtare, mospërgjigjen e tyre, autoritetet kosovare ose e kanë kuptuar si aprovim të heshtur ose kanë dashtë t'i përshpejtojnë gjërat në këtë drejtim duke e qitë ICAO’n para aktit të kryer!?
Tashti ekziston rreziku i komplikimeve të mëdha për qytetarin (shtetasin) kosovar nëpër aeroportet ndërkombëtare edhe në vendet që e kanë njohur Kosovën e pavarur e të mos flasim për ato vende të cilat nuk e kanë bërë këtë, sepse gjatë kontrollit të dokumenteve të udhëtimit në terminale, kodi i pasaportës së tyre, posa të futet në bazën e të dhënave mund të rezultojë ilegal! Kosovarët, mund t'u nënshtrohen procedurave torturuese shtesë të identifikimit manual. Optimistët shpresojnë se kjo çështje është teknike dhe se mund të rregullohet përmes një shkrese që Qeveria e akëcilit shtet që ka njohur Kosovën mund t’ua deponojë vendkalimeve kufitare dhe aeroporteve ndërkombëtare brenda shtetit përkatës, për leximin manual të kodit shtetëror në pasaportën e Kosovës.
Sipas një eksperti ndërkombëtar në Prishtinë, kodi për vendet që nuk janë anëtare të OKB've, sipas standardeve të ICAO’s do të duhej të ishte XXX ose në rastin e Kosovës XKS, përderisa ky kod, në pasaportën kosovare është RKS dhe këtu nisin telashet. Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Administrata Amerikane e Aviacionit Civil (FAA) nuk e ka shqyrtuar veçantë mundësinë e komplikimeve që mund të kenë autoritetet e aviacionit civil të Kosovës me ICAO'n rreth standardeve.
Publiku e di tashmë se për prodhimin e pasaportës së re të Republikës së Kosovës Qeveria ka shpenzuar rreth 10 milionë euro, të cilat ekziston rreziku që të jenë para hupse!? Në bazë të planifikimeve të bëra të MPB-së, është paraparë që të prodhohen 600 mijë pasaporta, me një kosto financiare rreth 1 milion e 800 mijë euro, dokumente këto që janë prodhuar në Gjermani, nga koncerni i njohur “G&D”, që ka prodhuar edhe dokumentet e UNMIK-ut. Por a mund të ndodh që qytetari i pajisur më këtë pasaportë shpejt do të kthjellet nga euforia, se ka një identitet shtetëror dhe do të ndihet apatrid!?
Gjithçka kishte pompën propagandistike dhe vizllimën propogandistike, por shpjegime për komplikimet e mundshme nuk pati, as nga Qeveria dhe as nga ekspertët e kësaj fushe, madje as nga asnjëri prej faktorëve ndërkombëtar në Kosovë. Habit heshtja e ambasadave dhe zyrave diplomatike Perëndimore në Prishtinë, ndonëse në disa prej tyre janë ngritë dyshime jozyrtare për validitetin e pasaportës së Kosovës. Burime ndërkombëtare bëjnë të ditur po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar me autoritetet e UNMIK'ut në Kosovë dhe me asnjë organizëm tjetër relevant ndërkombëtar, ndonëse pasaportat do të jenë të cilësisë dhe sigurisë së lartë për aq sa të jenë të pafalsifikueshme.
Në anën tjetër UNMIK'u që para një jave ka njoftuar se nuk do ta japë më dokumente udhëtimi për kosovarët, duke ua kaluar këtë kompetencë autoriteteve të Prishtinës, që ta identifikojë veten me pasaportat e Republikës së Kosovës. Mirëpo, a është dashur të pritet me këtë hap, që kërkon një kosto të lartë, kur dihet edhe ashtu se pasaporta e UNMIK’ut vazhdon të ketë vlefshmëri. Posaçërisht autoritetet kosovare e kanë ditur se me afrimin e vendit me BE’në, eventualisht me bashkëngjitjen Brukselit, pasaportat sërish duhet ndërruar, me aso biometrike. Kur kihet parasysh se shumë vende të botës, pas sulmeve terroriste në ShBA të 11 shtatorit, me iniciativën e Qeverisë amerikane kanë nisë t’i aplikojnë pasaportat biometrik me identifikatorë (çipa) biometrik dhe pjesa më e madhe e BE’së e ka përqafuar këtë standard të “Visa Waiver Programme”, që u mundëson udhëtarëve nga vendet anëtare që të udhëtojnë në vendet tjera anëtare dhe
të mbesin atje deri 90 ditë pa viza (anëtarë janë: Andora, Austria, Australia, Belgjika, Brunei, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Japonia, Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia,
San Marino, Singapuri, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar (me të drejtë të pakufizuar të udhëtimit të qytetarëve në Angli, Skoci, Uells, Irlandën Veriore). ICAO (The International Civil Aviation Organization), është pjesë e OKB've,
dhe i ka vendosë standardet e pranuara ndërkombëtarisht për pasaporta që nga viti 1947, por natyrisht se kjo vlen vetëm për vendet anëtare të OKB've.Pasaporta kosovare i përmbush standardet teknike të ICAO’s, porproblemi është politik.
Çka do të ndodh me pasaportën e kësaj Republike të re mbetët të shihet. Droja se mund të jetë jovalide është e bazuar. Shumë e bazuar! Në pasaportën kosovare nuk do të qitet Viza Schengen, sepse ka vende të kësaj zone që nuk e kanë njohur Kosovën. Prandaj, nëse afrimi me BE’në i Serbisë ia dhuron asaj ‘Schengen Visa’n’, qytetarët e Kosovës do të detyrohen që të vazhdojnë të aplikojnë për pasaportën serbe, duke derdhë para të madhe në qesen e shtetit serb dhe duke dëmtuar imazhin e shtetit të Kosovës.
Qeveria e Kosovës, e ka për borxh që ta sqarojë publikun për këto detaje, së paku që qytetarët të ndalen, të marrim frymë lirisht, e të mos u bie pasaporta nga dora... Uroj që Teuta të ketë fat dhe përvojë të këndshme në udhëtimin e saj të parë.
Good Luck!
(Marre nga gazeta Express)