Urgjencat, 300 raste në ditë tek pediatria, 70 infektivi
Në këto ditë të ngrohta vere urgjencat e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po përballen me fluks pacientësh. Vetëm gjatë ditëve të fundit në urgjencën e pediatrisë janë drejtuar për të marrë ndihmën mjekësore 300 fëmijë. Ndërsa në urgjencën e infektivit deri në 70 raste. Mjekët e urgjencave shprehen se rastet e fëmijëve vijnë nga virozat e stinës, ndërsa për pacientët e infektivit ata theksojnë se shkak janë bërë temperaturat e larta të stinës dhe mungesa e higjienës personale.
MSH
Fluksi i pacientëve që po përballon QSUT-ja, sipas mjekëve, është normale për sezonin në të cilën ndodhemi. Sipas tyre, pacientët që paraqiten në urgjencën e infektivit në QSUT me simptomat e helmimit, me diarre, temperaturë të lartë dhe të vjella marrin ndihmën e parë duke u trajtuar kryesisht me serum. Mjekët shtojnë kërkesat e tyre për kontroll të ushqimeve dhe ujit të pijshëm dhe për mbajtje higjiene. Sipas tyre, ky fluks është i parashikuar ne stinën e verës.
Ministria e Shëndetësisë pasi ka vrojtuar rastet e paraqitura në urgjencën e pediatrisë dhe infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ka deklaruar se janë tipike për stinën e nxehtë të verës.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Zhaneta Tomçini, u shpreh se nga raportimet e marra deri tani nga mjekët e QSUT-së,l rezulton se rastet e paraqitura janë kryesisht gastrointerite të pakonfirmuara, tipike për stinën e verës. “Duke qenë se në këtë stinë duhet pasur kujdes me higjienën dhe mallrat e konsumit të përditshëm, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë një higjienë të pastër personale dhe t'i ruajnë ushqimet në kushte të përshtatshme”, - tha ajo, duke pohuar se situata e rasteve të paraqitura në QSUT është nën kontroll.
Disa nga masat që duhen të merren për parandalimin e gastroenteriteve janë konsumimi i ujit të sigurt, ruajtja e ushqimeve në vende të freskëta etj. Për ata individë që preferojnë produktet e detit, mjekët rekomandojnë se këto ushqime duhet të jenë të freskëta dhe mundësisht të përpunuara mirë termikisht. Ndërkohë, këshillohet edhe konsumimi me shumicë i frutave dhe zarzavateve.
Fundjavë
Në fundjavë situata paraqitet më problematike. Për një pjesë të bluzave të bardha ditët e fundit të javës janë pushim. Ndërkohë që shumica e mjekëve tashëm kanë marrë pushimet verore. Mungesën e stafit mjekësor më së shumti e vuajnë në kurriz pacientët të cilët nuk marrin shërbimin mjekësor të duhur si shkak i këtyre mungesave. Fluksi i madh i pacientëve dhe mungesa e stafit mjekësor e bënë akoma më të vështirë kujdesen ndaj të gjithë atyre pacientëve që i drejtohen urgjencave mjekësore në QSUT.