Kritika për standardet
Qeveria është vendosur në qendër të akuzave të forta të opozitës fill pas disa kritikave, kryesisht me vend, të një diplomati të lartë amerikan në Tiranë bërë gjatë një takimi me një grup të ngushtë gazetarësh mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkaq, vetë qeveria ka paraqitur në mënyrë përmbledhëse opsionin e saj ndaj këtyre kritikave që lidhen kryesisht me raportet dhe marrëdhëniet që kanë Parlamenti dhe institucionet e qeverisë me institucionet e pavarura. Kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha se do të bëjmë gjithçka që të arrijmë standardet, ndërsa ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, dha shpjegimet e tij rreth një projektligji i cili pritet të reformojë punë e organit të akuzës. Ndërkaq të enjten, ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, shprehu siguri dhe vendosmëri të qeverisë për të ruajtur dhe arritur standardet që anëtarësojnë Shqipërinë në NATO.
Kritikat e diplomatit amerikan nuk lidheshin me abuzime apo mosqeverisje, nuk lidheshin me afera të ndryshme korruptive të qeveritarëve apo me devijime të programeve të qeverisë nga demokracia dhe të drejtat e qytetarëve. Ato nuk sulmonin thelbin e një qeverie që është menaxhimi i parave të qytetarëve të vendit në favor të tyre. Përkundrazi, në këto tri vite qeveria e Berishës nuk është vënë para akuzave serioze të abuzimit me pushtetin, mungesës së transparencës apo kontrollit të qeverisë prej qytetarëve të vet.
Por, kritikat kishin të bënin me nivelin e diskutueshëm të demokracisë përgjatë aplikimit të marrëdhënieve të ekzekutivit dhe të legjislativit ndaj institucioneve të tjera të pavarura. Kjo ka të bëjë me raportet e legjislativit me Presidencën dhe Prokurorinë, raportet e qeverisë me KLD-në dhe Prokurorinë dhe disa aspekte të tjera që pasqyrojnë përmbushje negative pushteti nga institucionet e mazhorancës.
Shqipëria është një vend që ende mund të konsiderohet me demokraci të re, por jo të pastabilizuar. Shteti dhe shoqëria kanë instrumente të mjaftueshme për të mbrojtur demokracinë e nivelit aktual dhe për ta përformuar atë edhe më tej. Asnjë institucion në Shqipëri qoftë kjo qeveria, qoftë mazhoranca parlamentare, nuk mund të ndryshojnë thelbin e demokracisë në vend dhe nuk mund të cenojnë seriozisht parimet pavarësisë së pushteteve, kjo, jo vetëm për shkak të pjekurisë së shoqërisë shqiptare, por edhe për shkak se vetë mazhoranca ndërtohet si e tillë për shkak të funksionimit të demokracisë dhe rregullave të saj.
Diskutimi mbetet te standardet, të cilat janë lehtësisht të atakueshme dhe për të cilat janë të shqetësuar vazhdimisht ndërkombëtarët në Shqipëri e veçmas miqtë e rëndësishëm të këtij vendi si, amerikanët dhe vendet e BE-së. Standardet në Shqipëri kanë qenë problem i vazhdueshëm jo thjesht për shkak të institucioneve pa përvojë të vendit, por për shkak të perceptimit që kanë mazhorancat e njëpasnjëshme se standardet e tyre janë ato më të mirat.
Edhe në kritikat e djeshme të opozitës, sidomos te fjala e Ramës, vihej re ky perceptim për standardet e institucioneve në një qeverisje të mundshme socialiste. Nëse ai do të përmbahej tek disa momente vërtet të kritikueshme të sjelljes së mazhorancës ndaj disa institucioneve, siç theksoheshin tek kritikat e diplomatit amerikan, deklaratat e Ramës edhe do të përtypeshin. Por kur e dëgjon kryetarin socialist të flasë për lirinë e medias në Shqipëri dhe të dëgjosh se si do të jetë kjo liri kur ai të jetë edhe kryeministër, frikësohesh. Më urdhër të tij dje disa media nuk transmetuan ose censuruan reagimet e qeverisë lidhur me kritikat, ndërkaq vetë kryetari socialist njihet si një censor i shquar nga gazetarët. Autori i këtij shkrimi është shkarkuar me urdhër të Edi Ramës nga drejtimi i një gazete para një viti e gjysmë.
Përsosja e standardeve dhe sjelljeve të mazhorancës është një proces që mund të kryhet edhe me rotacion pushteti, edhe me përsosje të pushtetit aktual. Ajo që binte në sy në reagimet e djeshme të politikës shqiptare, ishte reflektimi i qeverisë rreth kritikave, megjithëse shpjegimet duhet të jenë po aq të drejtpërdrejta sa kritikat. Ndërsa opozita dukej entuziaste për shkak të kritikave nga zyrat perëndimore, një standard që politika shqiptare pritej ta kishte kaluar vite e vite më parë.