Sa pak është 1 vit...
Mbyllja e punimeve te Parlamentit shënoi dhe fundin e vitit të tretë të qeverisjes së demokratëve. Me fillimin e sesionit të ardhshëm, futemi edhe në vitin e fundit të mandatit të qeverisë Berisha dhe si rrjedhim, edhe në të ashtuquajturin vit elektoral. Kjo periudhë do t’u shërbejë të gjithëve, duke filluar që nga mbështetësit e qeverisë, te kundërshtarët dhe deri te qytetarët e thjeshtë, për t’i bërë bilancin qeverisë dhe mazhorancës parlamentare.
Sigurisht që rezultati i këtij bilanci do të ndikojë në fatin e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës, pa futur në llogari dhe zhvillimet në kampin opozitar, të cilat mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve. Kjo do të ishte koha e artë për qeverinë dhe Kryeministrin Berisha që të kthejë kokën pas dhe për të parë se ku është me premtimet e dhëna në vitin 2005 dhe çfarë nuk është bërë si duhet apo është bërë gabim gjatë këtyre tre viteve.
Sigurisht që ky vit i fundit nuk do të jetë i mjaftueshëm për të plotësuar të gjitha projektet, reformat apo premtimet që nuk u bënë realitet për tre vjet, por e rëndësishme është që të kuptohen prioritetet dhe ato hapa që duhen hedhur dhe që prekin më shumë interesat e qytetarëve. Nëse lufta kundër korrupsionit ishte arma më e fortë e PD-së në prag të zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, kjo është koha më e përshtatshme për të bërë një bilanc real se deri ku ka shkuar ky proces.
Sigurisht që askush nuk mund të dalë sot dhe të thotë se për tre vjet kjo qeveri ia thau rrënjët korrupsionit në Shqipëri, për më tepër që sektorë si shëndetësia vazhdojnë të vuajnë nga kjo dukuri gati në të njëjtat nivele si para tre viteve. Bilanci i reformave në kuadër të luftës kundër korrupsionit duhet të jetë sa më real dhe duhet të nxirren me emra konkretë dhe pengesat që kanë bërë të mundur mosrealizimin e këtij prioriteti. Nuk mund të jetë më kriter krahasimi performanca e qeverisjes socialiste, duhet që një orë e më parë, mazhoranca aktuale duhet të mos marrë më për bazë shifrat e asaj kohe.
Krahasimi duhet të bëhet me nivelet ku kanë shkuar vendet e tjera të rajonit që janë në të njëjtën rrugë me ne, për sa i përket integrimit evropian. Vetëm në këtë mënyrë do të kishim një pasqyrë më të qartë për atë çka është bërë deri më tani. Ky vit ka shumë rëndësi për atë që do të bëhet në sistemin shëndetësor, pasi ky sektor është ai që vuan më shumë nga korrupsioni dhe ryshfeti. Nga ana tjetër, shëndetësia është dhe pika ky qytetari përballet me cilësinë e shërbimit që ofrohet nga shteti dhe për këtë arsye në këtë drejtim duhet vënë dorë sa më parë.
Janë sinjale pozitivë fakti që disa mjekë gjatë këtyre kohëve janë arrestuar dhe proceduar penalisht për shkak se janë përfshirë në afera korruptive, por kjo kurrsesi nuk është e mjaftueshme për të shëruar sëmundjen që ka mbërthyer këtë sistem. Kjo periudhë do të ishte koha më e artë edhe për të rishikuar marrëdhëniet që qeveria ka krijuar me komunitetin e biznesit. Duhet kthyer koka pas për të parë se çfarë efekti kanë pasur reformat fiskale, taksa e sheshtë, reformat liberalizuese të tregut dhe menaxhimi i të ardhurave nga taksat dhe doganat. Nëse klima e biznesit nuk është përmirësuar sa duhet, duhen nxjerrë pikat që e kanë penguar atë. Nëse marrëdhëniet e qeverisë me bizneset janë të acaruara dhe biznesi ndihet i kërcënuar, atëherë ky vit duhet të shërbejë për të rikuperuar gabimet, nëse janë bërë të tilla.
Ky vit duhet të shërbejë për të kthyer kokën pas dhe për të parë se çfarë është bërë në lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Askush tjetër më shumë se kjo mazhorancë s’ka përgjegjësi për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare këtij procesi. Çdo dëmtim në këtë pikë do të ishte i pafalshëm për qeverisjen e djathtë duke e ditur se ish-pronarët janë një shtresë që e kanë besuar përfaqësimin e tyre te kjo kategori e politikës.
Ky vit duhet të shërbejë për të kthyer kokën pas dhe për të parë se çfarë është bërë për ish-të përndjekurit, ku ka ngecur puna dhe pse ende njerëzit që kanë vuajtur në burgjet e regjimit komunist dhe që kanë ndërtuar gjysmën e Shqipërisë, vazhdojnë të enden në dyert e zyrave për të kërkuar dëmshpërblimin.
Ky vit duhet të shërbejë për të kthyer kokën pas për të parë pse nuk janë hapur dosjet, përse zvarritet procesi. Askush tjetër më shumë së kjo mazhorancë nuk duhet të ishte i interesuar për këtë pastrim të ndërgjegjes shoqërore. Ky vit është shumë pak për të rregulluar, ndryshuar dhe përmirësuar kaq shumë gjëra. Të shpresojmë deri në fund.