E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier bllokohen pagat e punonjesve te bashkise

FIER - Bashkia Fier mbetet pa rroga. Vete punonjesit e saj por edhe kreu i institucionit kane deklaruar se edhe pse kane kaluar gati 12 dite nga data zyrtare e marrjes se pagave ato jane bllokuar. Versioni i vetem shpjegues eshte se jane vonuar ne Degen e Thesarit. Kjo dege me ane te nje shkrese zyrtare miratuar nga Ministria e Finances ka bllokuar fondin e pagave per me shume se 480 punonjesit e administrates se Bashkise Fier. Sipas nenkryetarit te Bashkise Fier Florian Mucaj mesohet se shkresa percjellese e Ministrise se Financave i eshte derguar edhe Bashkise ku shprehet se mosmiratimi i buxhetit te vitit 2010 ndalon levrimin e fondit te pagave. Na ka ardhur shkresa nga thesari qe na thote se buxheti nuk eshte miratuar per vitin 2010 dhe se duhet nje vendim i posacem i Keshillit Bashkiak qe te bej te mundur marrjen e parave per rrogat e administrates. Kete keshilli nuk e ka bere. Vetem me nje vendim te tille mund te levrohen fondet per muajin dhjetor ndersa ne mbetemi ne pritje. Dje u mblodh edhe Komisioni i Ekonomise por qe ende nuk ka nje rezultat nese do te mblidhet keshilli apo jo tha Mucaj. Edhe kreu i Bashkise Fier shprehet se gjithcka do te marre zgjidhje pas mbledhjes se Keshillit Bashkiak qe akoma nuk eshte vendosur se kur do te zhvillohet. Baftjar Zeqaj shkon edhe me tej duke theksuar se kjo mund te jete nje loje e strukturave te vecanta. Kjo eshte ligesia e radhes e qeverisjes shqiptare se jemi mesuar me ardhje shkresash pa asnje lloj logjike ligjore ose pa asnje lloj pergjegjshmerie. Por une si individ nuk besoj se thesari te jete kaq i guximshem. Ky mendoj une eshte nje urdher i qeverisjes shqiptare akuzoi Zeqaj. Ai nderkohe akuzoi per papergjegjshmeri dhe kreun e Keshillit Bashkiak per pasojat qe po vuan qyteti i Fierit pasi nuk eshte miratuar ende buxheti i vitit 2010. Muajin e kaluar Keshilli Bashkiak miratoi vetem listen e asistences per familjet ne nevoje por jo listen e pagave duke sjelle vonesat e janarit. Kryebashkiaku Zeqaj paralajmeroi protesta ne rast se do te vazhdoje ky bllokim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›