E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mungojne institucionet globale per ernobilin dhe Fukushimen

550 milione euro premtuan shtete nga e gjithe bota per ta permiresuar sarkofagun 25 vjecar te betonit mbi Cernobil. Sepse 25 vjet pas katastrofes reaktori i demtuar ne Ukraine tregon gjithnje e me shume te cara. Del radioaktivitet rrezatimi eshte 100 here me i larte se kuota normale thote eksperti i Greenpeace Heinz Smital

Ky rrezatim nuk vjen nga toka por direkt nga reaktori duke depertuar betonin prej disa metrash.

Trashegimia rrezatuese e Cernobilit do te mbetet per shume breza te ardhshem nje problem i bashkesise nderkombetare- njesoj si pasojat e katastrofes se Fukushimes te cilat ende nuk mund te vleresohen tamam. Ne konferencen e donatoreve te organizuar para pak kohesh ne Kiev qeveria ukrainase u perpoq qe te mbledhe para per programin prej 15 miliarde euro te sigurise per rajonin perreth Cernobilit. Por Japonia mbajti qendrim refuzues. Shume te medha dhe te paparashikueshme jane shpenzimet per katastrofen aktuale japoneze sa nuk eshte e mundur qe te behen premtime per Cernobilin. Vende te tjera si Irlanda Spanja dhe Kanadaja terheqin vemendjen per situaten e tyre ekonomike dhe nuk duan te bejne premtime financiare. Nje instance nderkombetare e cila te mund te kerkonte kontribute per kufizimin e demit nuk ekziston.

Bildunterschrift Reaktori 4 me sarkofagun e vjeter

Masat konkrete te sigurise mbeten pune e shteteve te vecanta - dhe ketu IAEA Agjencia Nderkombetare e Energjise berthamore nuk ka ndikim. Keshtu shprehet Wolfram Tonhauser drejtor i departamentit te se drejtes berthamore dhe nderkombetare tek Agjencia Nderkombetare e Energjise Berthamore

Nuk duhet harruar qe tema e sigurise berthamore deri tani trajtohej ne baze te parimit se eshte nje ceshtje nacionale dhe se pervoja per sigurine berthamore ndodhet te secili shtet jo te nje organizate nderkombetare. Dhe ne fakt te gjitha traktatet dhe konventat per sigurine berthamore bazohen mbi kete premise.

Agjencia Nderkombetare e Energjise Berthamore IAEA ne baze te statutit te saj ekziston per te nxitur perdorimin e energjise berthamore. Ne raste si Cernobili dhe Fukushima edhe agjencia eshte e varur nga informacione te autoriteteve nacionale. Ceshtja e financimit te zhdemtimit dhe e shpenzimeve pasuese eshte nje histori me vete. Ne Kiev ku u zhvillua keto dite konferenca e donatoreve per Cernobilin vertet u premtuan 550 milione euro- kryesisht nga shtetet e G-8-es. Por keto para ende nuk duken ne xhirollogari- dhe vetem ndertimi i sarkofagut te ri per germadhen 25 vjecare atomike kushton mbi nje miliarde euro.

Autor Helle Jeppessen/Auron Dodi

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›