E Diel, 1 Nëntor 2026

A na genjeu Apollon Bace...

27/10/2010Premtoi para pak kohesh publikisht se do te nderhyhej me projekt ne zonen historike te qytetit

Pazari i Korces drejt shkaterrimit total mashtrimet vijojne qe prej 20-viteve

KORCE- Pazari i vjeter i Korces po shkaterrohet cdo dite e me shume. Hanet dhe ndertesat e tij karakteristike po shkojne drejt degradimit te plote. Per kete arsye shqetesimi i mijera banoreve te ketij qyteti po shkon ne rritje. Ky shqetesim nga burime te ndryshme ka shkuar jo vetem deri te instancat me te larte te pushtetit qendror por edhe ne kupolen e shtetit shqiptar. Gjendja eshte alarmante sepse Korca fal politikes se diktatures komuniste dhe fal pavemendjes me qellim ose jo te pushtetareve te 20 viteve te fundit po i shkaktojne nje dem te pallogaritshem. Identiteti i Korces po shkaterrohet. E thene ndryshe nuk eshte se me kete gjendje alarmante nuk jane te njohur pushtetaret e sotem ata jane teresisht ne dijeni. Madje per kete arsye ne menyre te vazhdueshme dhe te paturpshme kreret e politikes shqiptare dergojne vartesit e tyre per tu thene banoreve te Korces se pazari i Korces do te rindertohet dhe jo vetem kaq por duke u premtuar edhe dicka me shume do te rinovohet edhe lagjja e pazarit te vjeter. Rasti me i fundit eshte teper i fresket.

Deklarata

Nga vete Drejtori i Institutit te Monumenteve te Shqiperise Apollon Bace u deklarua solemnisht dhe para gjithe publikut korcar se ne fillim te tetorit do te fillonte rikonstruksioni i pazarit te Korces gje qe u prit me shume entuziazem. Megjithate deri me sot asnje projekt i tille nuk ka filluar edhe pse tetorit po i vjen fundi. Ndaj per keto arsye dhe per te gjitha keto premtime qe mund te konsiderohen mashtrime per banoret e qytetit te Korces ne rend te dites ka dale pyetja Kush po e genjen Korcen Drejtori i Institutit te Monumenteve te Shqiperise Apollon Bace apo vete Partia Demokratike Shqetesimi i korcareve nuk perfundon ketu sepse vete Apollon Bace shfaqi nje shqetesim mjaft serioz Pazari i Korce ka qene i kercenuar nga studiot e dyshimta greke. Me konkretisht ai tha Nuk e di si ta shpjegoj kete mani perse ne duhet te marrim gjithnje studio te huaja dhe nganjehere jashtezakonisht te dyshimta sic ishte ajo studioja greke qe beri pazarin e Korces qe ishte me te vertete nje skandal qe nese do te ishte zbatuar Korca do te kthehej automatikisht ne nje nga shembujt me negative ne bote. Dhe kjo do te vinte nga ato stilet rokoko dhe betone qe ishin miratuar nga bashkia. Mua mu desh tha Bace qe per kete gje te luftoja me zevendesambasadoret dhe me ambasadorin e Komisionit Evropian qe te ruhej tradita dhe te mos behej ajo qe eshte bere. Si mund te mendohet nje Pazar me ngjyra te kuqe jeshile blu dhe xhama kudo dhe ndricime qe vijne nga poshte. Ne nje pazar te tille gjithkujt do ti dukej vetja sikur eshte banor i planetit Mars apo i ndonje vendi tjeter. Me vjen shume keq qe nuk ka sensibilitet nga ana e bashkise per kete gje pazarin e Korces qe eshte qendra e qytetit. Megjithate Apollon Bace nuk pati guximin te thote se per care arsyesh nuk po sensibilizohet qeveria. Pa dashur te flasim per konspiracion sepse gjera te tilla sot nuk kenaqin njeri por e verteta eshte se gjithe banoret e Korces tashme i dine se cfare po ndodh ne qytetin e Korces. Per te mbajtur karrigen e tij te njejten gje beri edhe Zogu i cili kerkonte ti tregonte gruas se tij se ishte me evropian se vete Geraldina Aponyi. E verteta eshte vetem nje Nese Trebinja ishte nje fshat me 15 fshatra ku koalicioni qeverises doli fitues Korca ka shume njerez per ti thene ndal kesaj situate denigruese per nje pjese te mire te popullsise se ketij qyteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›