E Shtunë, 31 Tetor 2026

A ndodh me të gjithë kështu?

 

Keq punët. Me këtë nuk do të thuash se je paranojake, por vërtet e ke punën pisk. Duke shtyrë derën e sallonit të Sofies, ia ngule sytë fytyrës tënde. Dukej e qetë, por brenda ama… Epo mirë mjaft tani, duhet të Keq punët. Me këtë nuk do të thuash se je paranojake, por vërtet e ke punën pisk. Duke shtyrë derën e sallonit të Sofies, ja ngule sytë fytyrës tënde. Dukej e qetë, por brenda ama…
Epo mirë mjaft tani, duhet të qetësohesh. Le ti shqyrtojmë një nga një të gjitha mundësitë.
Mundësia e parë; Të mos shkosh në atë aktivitet.
Jo,jo, do të ishte një sjellje e pamend dhe naive. As që ja vlen të merret në shqyrtim.
Mundësia e dytë: Të shkoje, por nuk mund të pushoje së bëri gazetarën. Jo, do të ishte njësoj sikur një lekure leopardi ti hiqje pullat ( Secili prej nesh ka dicka prej fëmijë thellë në vetvete.)
E ndërsa mendoje këto dëgjove brunen e sallonit që kishte blerë një libër të ri mbi komunikimin. Me siguri do ta ketë lexuar ndërsa priste t'I thahej manikyri I duarve
"Si ka mundësi që kësaj I shkojnë gjërat kaq fillojë?" Vë bast që asnjëherë në jetë nuk I është ndodhur të përballet me një lumë fytyrash të inatosura, dhe asnjëherë nuk kishte për ti ndodhur një gjë e tillë.
Mirë fare, - të shpëtoi nga goja krejt pa dashur dhe u pendove në cast. Rregulli numër një: Gratë e sprovuara nuk bëjnë si cafka kur qortojnë femrat e tjera. Thjesht duhet të kishe bërë një shenjë me kokë, e shumta e shumta të psherëtije lehtë.
"Dhe ti për te promovimi I librit që bëhet tej Kuvendi po pregatitesh?"- t'u drejtua ajo. O zot sa njerëz ka për të pasur atje. Para dhjetë minutash ishte këtu dhe Rajmonda Bulku, atje do të shkonte. 
 Ngrive e tëra.  Ajo ta kishte bërë benë lart e poshtë, se do ta rregullonte qejfin po të ndodheshit përballë. A thua të të godiste…O zot ta kishe ditur pak më parë të blije një revistë mode dhe të kishe mësuar ndonjë fjali përmendësh, sa për ta përdorur në bisedë e sipër me deputeten. Nuk dije se c' interesa të tjera kishte ajo vec të vishej bukur. Por kjo do të ishte e mjaftueshme për të shtyrë muhabetin me të deri sa dikush prej të njohurve të pyeste " Cbehet nga Sofia?"
Rri e ngulur aty në mes të sallonit të mbushur me njerëz dhe vetja të duket si protagoniste e lajmi të parë. " Deputetja grushta mbi shtypin. Ja detajet e ngjarjes"
Përfytyron të gjithë skenën. Po afrohet, ..hapi I parë,.. ja dhe I dyti. Moooss… u ndal. Sec po shkemben nja dy fjalë me një tjetër personazh të rëndësishëm. Për fatin tënd të mirë, deputetja në fjalë nuk është nga ato personazhe që lënë kokën pas debateve politike apo diskutimit mbi librat. E shumta që mund të bëjë është të buzëqeshë politikisht.
Deri sa afrohet drejt teje, ke mundesi ti hedhesh dhe një sy orës së dorës. Dreqi ta hajë. Nuk duhet të ndodhe para orës gjashtë. Sepse ajo fjalë "Ekskluzive. Ngjarje e orës së fundit", të duhet aq shumë.
Po nejëse ka detaje të tjera më të rëndësishme. Dy rastet e para të dhunës ishin burra, ti do të jeshh e para femër e goditur nga një zyrtar I lartë. Uhhaaa..E treta në listë, më mirë s'kishte ku të shkonte, po zbatohej dhe ligji i barazisë gjinore. (Nejse dhe kjo puna e dhunës cëshje zgjedhjeje është)
"Po c' ishin ato këpucë koti, që nxorët në protestë para dy ditësh? - të pyeti Sofia që se ku ishte zhdukur gjatë gjithë kohës
Ja dhe një detaj tjetër që duhet menduar. Protesta, këpucët e gabit? Ka të drejtë Sofia nuk mund t'I hedhësh qeverisë sende që nuk I njohin.  Jo jo në protestën tënde duhen hedhur vetëm këpucë "Prada" dhe "Miu Miu", ja të shtojmë dhe "Hermesin" se kësi kollarosh veshin këto të qeverisë. Treqind euro këpuca, kaq sa merr një gazetar në muaj .
PAS SOFIES
Po dridheshe e tëra. Deputetja t'u afrua, të pa me ca sy të cuditshëm. Mos, … nuk të goditi. Dhe ti që ishe kaq e bindur që dicka do të ndodhte. (Dreqi ta haje, si nuk bëri një rol për së mbari). Ta patën thënë njëqind herë këto gazetarët e kulturës. Ndihesha kaq afër ngjarjes së madhe, intervistave. E shihje veten duke hyrë në forumet më të rëndësishme online. Ishte gjithcka kaq e prekëshme, duhej vetëm një shpullë.
Ndërsa tani po rri këtu mbi kompiuter, pa pasur mundësi të bëhesh e rëndësishme dhe një personazh idiot, që s'të pëlqentë fare sapo të harrxhoi dhe të fundit 20 lekëshin që kishe në kartën e celularit për t'iu bërë zile kolegeve të tua.
O zot si nuk I kuptojnë njerëzit ca gjëra kaq të thjeshta  (xerrrrr një zile, nëse ndodhesh në zyrë në merr, xerrrrrr xerrrrr dy zile arrita tek kafja ku je). Kur ai që tek gjysma e ziles tek ta hapi…
E dërrmuar, I hodhe një sy kalendarit. Sot është data 7. Sa ditë kanë kaluar nga dita e fundit kur duhet të merrje rrogën? Prit prit, nuk formulohet kështu pyetja. Thelbi është sa rroga të kanë mbetur ende pa marrë në punë. Kur është hera e fundit që më është vonuar rroga? Janë paguar sigurimet? Të kanë lajmëruar 15 ditë para se të largoheshe nga puna?. Ja le të mendojmë për një cast…..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›