E Shtunë, 31 Tetor 2026

A perdoret buxheti per fushate

Gjate fushatave elektorale mjetet e buxhetit te Kosoves shfrytezohen per partite politike e sidomos per subjektet qe jane ne pushtet thone eksperte per ceshtje ekonomike dhe perfaqesues te shoqerise civile.

Agim Shahini thote se kjo dukuri eshte bere tradicionale ne Kosove pasi sipas tij edhe qeverite e kaluara dhe kjo ne doreheqje buxhetin e kane perdorur per fushate elektorale.

Ndonese ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare ne Kosove mirepo aktivitete e partive politike kane filluar qysh para dates zyrtare.

Shahini vlereson se do te ishte e ndershme qe partite politike tu ikin shpenzimeve te buxhetit qe parate e taksapaguesve kosovare mos te perdoren per interesa partiake por te dedikohen per shpenzime publike.

Prandaj do te ishte e ndershme qe partite politike gjate fushates ti perdorin veturat jozyrtare ti perdorin parate e partive te veta te cilat kane pasur mundesi qe gjate gjithe kohes te mbushin buxhetin e partive dhe ne kete forme se paku te promovojne nje demokraci dhe te promovojne se parate e taksapaguesve shpenzohen vetem per te mira publike - vlereson Shahini.

Edhe Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosoves pohon se sikurse viteve te kaluara edhe kesaj radhe instituti ka verejtur shfrytezimin e makinave zyrtare per qellime te partive.

Ne momentin kur perdoren mjetet e taksapaguesve kosovare per interesa partiake kemi te bejme me abuzim te buxhetit dhe te takses publike dhe eshte e ndaluar me legjislacion dhe ligjet ne fuqi ne Kosove qe keto te perdoren per perfitimin e nje subjekti te caktuar politik - thote Kryeziu.

Por ajo qe eshte bere teme debati nga partite opozitare dhe njohes te ceshtjeve ekonomike eshte premtimi i qeverise ne doreheqje per rritje te pagave per mesimdhenesit parauniversitare per 50 per qind.

Sipas tyre buxheti i shtetit eshte shnderruar ne mekanizem elektoral.

Por ministri ne doreheqje i Arsimit Enver Hoxhaj thekson se pagat e mesimdhenesve do te rriten nga 1 janari i vitit te ardhshem dhe se ky proces nuk ka te beje asgje me fushate elektorale.

Ne kohen kur eshte formuar komisioni mes Ministrise se Arsimit Ministrise se Ekonomise dhe Sindikates se Arsimit ka qene muaji korrik. Ne ate kohe askush ne Republiken e Kosoves nuk ka menduar se Kosova ne fund te ketij viti mund te kete zgjedhje askush nuk ka menduar se do te kete fushate zgjedhore. Prandaj une ju siguroj juve qe ky proces nuk lidhet me fushaten zgjedhore - shpjegon Hoxhaj.

Ne anen tjeter Agim Shahini thote se ende nuk eshte e qarte se kjo rritje a eshte parapare ne buxhetin e vitit te ardhshem.

Nese nuk eshte e parapare nje gje e tille me buxhet kjo do ti sjelle probleme te medha buxhetit dhe qeverise se ardhshme. Qeveria e ardhshme do te gjendet ne nje situate jo te lakmueshme sepse viti i ardhshem mund te jete nje vit deficitar me te hyra dhe kjo do te jete e veshtire te realizohet. Megjithate fjala e kryeministrit duhet te respektohet varesisht nga qeverite qe do te vijne - thekson Shahini.

Ndryshe kriza institucionale dhe renia e qeverise ka pamundesuar miratimin e buxhetit per vitin 2011.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›