A po divorcohet Amerika nga Pakistani?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë të dhëna se shërbimi sekret (ISI) pakistanez ka përkrahur rrjetin e Hakanit dhe më pas u sulmua ambasada amerikane në Kabul, për ta dëshmuar edhe një herë armiqësinë në mënyrë publike. Nëse Islamabadi nuk e fshin aktin e tij, Uashingtonit do t’i duhet të ndjekë retorikën e vet me sanksione
Vrasja e Burhanuddin Rabbani, ish presidentit afgan që drejtoi Këshillin e Lartë të Paqes, tregon qartë hendeqet e pamasa për një bashkërendim mes grupeve të përçara afgane.
Para vdekjes së tij më 20 shtator, në duart e një njeriu që pretendonte të ishte emisar i Quetta Shura, Rabbani, kanë qenë përpjekjet për pajtim me rebelët talebanë.
Takimi i tij, në dukje shihej si një mënyrë për të tërhequr Aleancën Veriore që dominohet nga Tajik në procesin e paqes.
Juria është ende e paqartë lidhur me faktin se kush e urdhëroi vrasjen – talebanët në fillim e pretenduan dhe më pas e mohuan përfshirjen – por nënkuptimi është krejt i qartë.
Vrasja e Rabbanit, e fundit në një fushatë sistematike vrasjesh të planifikuara të profilit të lartë të liderëve anti-talebanë afganë, ka rritur tensionin mes Aleancës veriore, talebanëve dhe grupeve të tjera islamike.
E mira e kësaj pasigurie është preja kryesore e rajonit: ushtria pakistaneze.
Pavarësisht se gjeneralët e saj kanë përfituar një shumë prej biliona dollarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si ndihmë për luftën kundër terrorizmit, ata kanë bërë gjithçka për ta përkrahur atë. Kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i kuptuar më së miri ushtarakët e al Kaedës dhe duke luftuar rebelët talebanë pakistanezë – të cilët gjithashtu kërcënojnë ushtrinë pakistaneze – ndërkohë që strehonin dhe mbështesnin ekstremistët e tjerë radikalë, si p.sh talebanët afganë dhe rrjetin e Hakanit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotërojnë dëshmi të forta për ISI-n, për lojën e dyfishtë që ka bërë për disa kohë.
Për shembull, administrata e Xhorxh Bush ka ndërprerë komunikimet midis operativëve të ISI dhe të Hakanit, të cilën kryen bombardimin e ambasadës indiane në Kabul, më 2006.
Këtë rast dhe në raste të tjera, Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjodhën ta shihnin ndryshe, për shkak të bashkëpunimit të nevojshëm me ISI në luftë kundër al Kaedës.
Veç kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbështeten te linja pakistaneze për sigurimin e trupave në Afganistan.
Në paditë zyrtare më të drejtpërdrejta dhe më të guximshme të ushtrisë pakistaneze, admirali Michael Mullen, kreu i Stafit të Komandatëve të Bashkuar, kohët e fundit i tregoi Komitetit të Senatit të Shërbimeve Ushtarake se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin “dëshmi të besueshme”, për bombardimin e një baze ushtarake amerikane më 10 shtator në Wardak dhe për sulmin terrorist të 13 shtatorit në ambasadën amerikane, si dhe për shtabin e përgjithshëm ushtarak në Kabul (për marrëveshjen e fshehtë të ISI me rrjetin e Hakanit).
Administrata e shpërbleu sjelljen e keqe të Pakistanit.
Nëse Mullen ka të drejtë, ISI po përforcon luftën e autorizuar afgane kundër Indisë, që ka si objektiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përshkallëzimi i pamatur zor se ka për t’i treguar Uashingtonit se i duhet ta rimendojë përfshirjen e vet, në ndihmën që duhet t’i japë Indisë që të zgjerojë praninë e vet në Kabul.
Ushtria pakistaneze beson se India ka shfrytëzuar maskimin ushtarak amerikan për të rritur pasurinë në kufirin perëndimor pakistanez, gjë që do ta lejonte Nju Delhin të nxiste rebelimin në provincën e pasur pakistaneze, të quajtur Baluchistan.
Gjeneralët gjithashtu janë alarmuar për shpërndarjen e forcave policore të Nju Delhit në Afganistan dhe për gjysmë-ushtarakët e Organizatës së Rrugëve të Kufirit, e cila ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës së Afganistanit.
Një projekt është një mjet strategjik që lidh Afganistanin me portin iranian të Kabaharit, që do të ulë varësinë e vendit ndaj Pakistanit.
Sulmi i ISI përçon synimin e agjencisë dhe kapacitetin e saj për të shfrytëzuar rebelët në prishjen e proceseve të paqes, që e përjashtojnë Pakistanin.
Padyshim që vendi ka një piketë të legjitimuar në një Afganistan të paqtë dhe të qëndrueshëm dhe bashkë me shtetet e tjera rajonale, duhet të jetë pjesë e ndonjë procesi pajtimi.
Por, ushtarakët lakmojnë një vend në tryezën kryesuese për negociata paqeje, kështu që mund të vendosin veton, gjë që kërcënon interesat e sigurisë kombëtare në rajon.
Teorikisht, ushtrisë do i vinte për shtat që Afganistani të bëhej një satelit relativisht i qëndrueshëm i dominuar nga Pashtunët islamikë, të cilët janë shumë më pak të përshtatshëm sesa Pashtunët e tjerë laikë, për të pasur pretendime për disa krahina të Pakistanit apo për t’iu përulur ndikimit indian.
Skenari më i keq ushtarak mund të jetë i kontrolluar apo i dominuar nga grupe që mbajnë lidhje me Indinë, siç është Aleanca Veriore, që mund ta lejojë Nju Delhin të vazhdojë aktivitetet që janë kundër Pakistanit, madje edhe kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të largohen nga rajoni.
Siç shkruan Mullen me të drejtë, ekstremizmi i dhunshëm ka shkatërruar besueshmërinë e vendit, duke minuar tërheqjen reciproke të brendshme dhe duke kërcënuar të ardhmen ekonomike.
Por për gjeneralët e tejngopur, të shfrenuar dhe të papërgjegjshëm pakistanezë, duket se dobitë që vijnë nga grupet e dhunshme ekstremiste janë akoma shumë më të mëdha sesa kostoja.
Në të vërtetë, këto kosto kanë qenë shumë më të ulëta sesa duhej të ishin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë qetësuar ushtrinë pakistaneze, në një kohë kur duhej të ishte treguar më e përgjegjshme.
Pavarësisht dëshmisë së qartë që është në kundërshtim me të, për shembull, administrata e Obamës garantoi në Kongresin e Marsit që siguria e Pakistanit dhe agjencitë e inteligjencës po luftonin me seriozitet terrorizmin dhe po i shmangnin ndërhyrjet politike – 2 kushte kryesore të lidhura ngushtë me sigurinë amerikane në Pakistan.
Në një kohë kur Obama rreh mendimet për të ardhmen e politikës në Pakistan, nuk ka për të gjetur përgjigje të lehta.
Deri tani, as Shtëpia e Bardhë, as Kongresi nuk duhet ta braktisë Pakistanin dhe civilët afganë, duke penguar ushtrinë pakistaneze (në kuptimin e plotë të fjalës).
Siç kam argumentuar te artikulli “Koha për t’u marrë seriozisht me Pakistanin” do të jetë i vështirë një angazhim amerikan me afat të gjatë me Pakistanin pikërisht tani, kur ekstremistët zor se mund të gjejnë shpëtim te Pakistani globalisht i integruar, demokratik dhe i begatë.
Gjithashtu, sa më të forta të bëhen institutet demokratike pakistaneze, aq më pak hapësirë do të ketë për të manovruar ushtria pakistaneze dhe ISI – edhe nëse ky ndryshim është i ngadaltë.
Kështu që, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të sigurojnë më shumë mundësi ekonomike dhe tregtare për Pakistanin dhe të ndihmojnë në forcimin e institucioneve politike pakistaneze.
Për fat të keq, Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kohët e fundit ka vendosur të bashkojë ndihmën (duke përfshirë ndihmën ekonomike dhe civile) me bashkëpunimin ushtarak pakistanez kundër grupeve militante.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të identifikojnë dhe ta ndëshkojnë publikisht ushtrinë pakistaneze për përkrahje ndaj terroristëve dhe të kërcënojnë komandën e lartë ushtarake me sanksionet e planifikuara, nëse ajo vazhdon të ndjekë politikat e pamatura që minojnë përpjekjet e kundërterrorizmit amerikan dhe vënë në rrezik stabilitetin në vend. Në rast të kundërt, deklarata e ashpër e kohëve të fundit e Mullen nuk do të kishte asnjë kuptim.
Përktheu: Rudina Dahri